ARKATANA

Mungoi tre muaj, Rrahmani mund të kthehet në ndeshjen e madhe

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Amir Rrahmani nuk ka mundur ta ndihmojë Napolin qe tre muaj.

Qendërmbrojtësi kosovar ishte lënduar në fillim të tetorit në një ndeshje kampionale me Cremonesen.

Mbrojtësi stabil ka punuar me terapi për një kohë, ndërsa së fundmi një kohë ushtroi i vetëm e më pas edhe me ekipin.

Por, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit e Veronës pritej të rikthehej sonte për t’i pasur disa minuta në këmbët e tij në miqësoren ndaj Lillet të Francës.

Uji Dea

Por, ai nuk ia doli dot dhe s’do të mundtë të përballet me ekipin e Edon Zhegrovës sonte.

Sidoqoftë, mediumi italian “Il Corriere dello Sport” shkruan se trajneri Luciano Spalletti do të mundohet ta rikthejë në fushën e blertë lojtarin e tij të rëndësishëm më 4 janar, në ndeshjen e madhe kundër Interit, përcjell “Gazeta Express”.

Rrahmani është duke ushtruar me ekipin qe disa ditë dhe po i kryen thuajse krejt ushtrimet, por që napolitanët nuk duan të rrezikojnë derisa të fillojnë ndeshjet e rëndësishme dhe me peshë.

Rrahmani është njëri prej liderëve të Napolit, të cilin synon ta udhëheq drejt titullit të kampionit në Serie A, ndërsa ekipit napolitan i ecën punët mjaft mirë edhe në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.