Uji Dea

Mungoi për shumë vite, Anxhelina zbulon çfarë e mbajti larg muzikës për një kohë të gjatë

/ 2 minuta lexim
HW

Anxhelina u rikthye pas 9 vitesh mungesë në muzikë me një këngë të re “Precious”. Ky projekt muzikor rezultoi i suksesshëm dhe Anxhelina vërtetoi se publiku ja kishte ndjerë realisht mungesën. Kështu këngëtarja vendosi të mos ndalej më dhe së fundmi ka publikuar një tjetër këngë.

Disa javë më parë këngëtarja lançoi “No Drama”, që po ashtu u pëlqye shumë. Anxhelina shfaqej mjaft sensuale dhe shumë e kanë krahasuar me artiste me famë botërore, si Beyonce, për cilësinë e këngës, zërin e saj dhe videoklipin.

E ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “Pardon my french”, Anxhelina tregoi përse qëndroi kaq gjatë larg muzikës.

“Nuk kam dashur të bëja kompromise. Doja që të vija me projekte të cilat nxjerrin në pah vërtetë vlerat e mia si artiste. Në SHBA është e vështirë të jesh komerciale. Nëse do të bësh muzikë të mirë duhet të presësh momentin e duhur. Ndryshe nga Shqipëria ku ti shkon në studio e dëgjon një demo, këtu duhet shumë më tepër punë. E sigurisht duhet që të vija me projekte të cilat janë në një stil të veçantë.”

Eco Higjiena

Ndërsa për sa i përket planeve për të ardhmen, ajo tha se do të vijë me bashkëpunime me artistë të huaj, ndërsa me këngëtarët shqiptarë nuk ka ende asgjë konkrete.

“Të huaj kam diskutuar… shqiptarë do të doja shumë se ka shumë artistë shqiptarë që më pëlqejnë vërtetë dhe i dëgjoj këngët e tyre shumë shpesh”, u shpreh Anxhelina.

Kujtojmë se disa ditë më parë ajo i bëri një ftesë publike Era Istrefit për bashkëpunim dhe kjo e fundit ju përgjigj pozitivisht.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.