RCCOLA

Mungesën e investimeve kapitale e subvencionet e larta, ekonomistët i shohin të dëmshme për Kosovën

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Mungesa e investimeve kapitale dhe shuma e lartë e subvencioneve, janë disa nga shqetësimet që i paraqesin njohësit e ekonomisë, ndërsa tepricat buxhetore i quajnë keqmenaxhim dhe paaftësi për të menaxhuar me paranë publike, raporton Ekonomia Online.Vlera e lartë e subvencioneve, sipas tyre ndikon negativisht në ekonominë vendëse, teksa përmendin mundësinë e shfrytëzimit në investime kapitale. E kundërta sipas tyre do të përkthehej në vende të reja të punës dhe rritje të ekonomisë.

Ndarjen e mjeteve nga subvencionet, njohësi i profesori i ekonomisë, Medain Hashani i sheh si “dembellëk” te qytetarët, ndërsa kërkon më shumë zona ekonomike e rritje të investimeve kapitale.

Hashani konsideron se me krijimin e zonave ekonomike, krijohen kushtet edhe për investitorë të huaj e të brendshëm.“Nuk duhet të mendojmë se kjo qeveri të ketë një buxhet të masave sociale siç është duke i ndërmarr, ku buxheti i vitit 2024 është thuajse 1/3 është e ndarë për subvencione sociale që në një mënyrë ka kryer një lloj ‘dembellaku’ në aspektin e punësimit dhe për këtë arsye mendoj që ndryshimi i strategjive ekonomike për të pasur punësim më të madh mendoj që e vetmja mundësi është që kjo zonë ekonomike të krijoj kushte infrastrukturore për investitorët e huaj dhe të brendshëm, modelimi i investimeve e brendshëm mirëpo për qytetarët mundemi më thënë që janë pjesë e investimeve të përbashkëta, ku pjesë e tyre të jetë edhe qeveria e Kosovës”, u shpreh ai.

E tepricat buxhetore, Hashani i quan keqmenaxhim të Qeverisë. Thotë se paaftësia e Qeverisë për t’i shpenzuar mjetet në investime kapitale, i përkthen në subvencione.“Unë jam kundër ndarjes së subvencioneve për arsye se njëfarë mënyre është edhe një keqmenaxhim i parave të taksapaguesve të Kosovës sepse në momentin kur ato mjete nuk investohen dhe multiplikohen në biznese, atëherë ato mjete munden me u dhënë, po për shkak të mosshpenzimit të atyre mjeteve për shkak të vitit paraprak andaj tepricat të cilat janë krijuar nga kjo qeveri mund të quhen para të keqmenaxhuara për arsye se nëse një qeverie i teprojnë miliona euro në buxhet ato milionë e i shpërndan si subvencione kjo tregon paaftësinë e asaj qeverie në menaxhimin e investimeve kapitale të cilat multiplikohen në aspektin ekonomik, dhe krijojnë vende të reja pune”, u shpreh Hashani.

Uji Dea

Ndërsa kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, vitin 2024 e sheh si vit të menaxhimit të krizave ekonomike e politike.

Sipas tij, nëse Qeveria nuk i adreson shqetësimet e tyre, ekonomia do të ketë përformancë më të dobët këtë vit.“Viti 2024 do të jetë vit i menaxhimit të krizave ekonomike, të atyre politike, integruese dhe gjithë kjo do të ndikoj në një performacë të dobët ekonomike e që nuk e shohim si prirotet të qeverise ekonominë e vendit. Nuk është e fokusuar që të rritet zhvillimi ekonomik i vendit dhe këtë e nis me dy argumente: 1) investimet kapitale janë pothuajse tërësisht jashtë fokusit të qeverisë dhe vitin e kaluar kemi pasur përqindje më të ulët që nga paslufta e këndej. Në investimet kapitale të cilat gjenerojë zhvillimin ekonomik të vendit, dhe e dyta po ashtu investimet kapitale janë shumë të rëndësishme për vendin ku ajo ka mbështetje edhe nga faktori ndërkombëtar, neve veçse na ka vënë sanksione vitin e kaluar dhe sanksionet kanë ndikuar që disa investime kapitale të mos zbatohen”, u shpreh Shahini.

Kritika ka edhe për vlerën e ulët të pagës minimale, të cilën e ka më të ulëtën në rajon. Prioritet sipas tij duhet t’i epet edhe pasurive nëntokësore.“Zhvillimi ekonomik mbetet në sektorin privat si fuqia më e madhe e zhvillimit ekonomik, si punëdhënësi më i madh më mbi 300 mijë të punësuar dhe si tatimpaguesi më i madh. Mbetet që ky fokus të jetë në rritje të sektorit privat. Duhet t’i rrit pagat e punëtoreve, rritje e standardit jetësor, e po ashtu qeveria është obliguese të rrit standardet e jetës së qytetareve të vet. Kosova mbetet vendi më i varfër në rajon, me pagën minimale më të ulët në Evropë prej 170 euro dhe paga mesatare 520 euro, këto e bëjnë Kosovën që diçka këtu nuk ec mirë. Ne posedojmë pasuri të madhe nën e mbitokësore dhe nëse vihet në shfrytëzim mund të bëhet pasuria më e madhe”, u shpreh Shahini.