FITORJA

Mungesa e vitaminës D dobëson kockat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tashmë dihet se mungesa e vitaminës D dobëson kockat, por kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës roli që mund të luajë vitamina D mbetet i paqartë.

Mungesa e vitaminës D mund të lidhet me sëmundjet e zemrës dhe me një rrezik të shtuar në rritjen e presionit të gjakut (hipertensioni).

Sidoqoftë është shumë herët për të thënë nëse mungesa e vitaminës D shkakton presion të lartë të gjakut ose nëse suplementet e vitaminës D mund të kenë ndonjë rol në trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Nevojiten ende shumë kërkimë për këtë.

Ajo që mbetet e sigurtë është se vitamina D është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut. Mjekët këshillojnë që një person nga mosha 19 deri në 70 vjeç duhet të marrë rreth 15 mikrogramë vitaminë D në ditë, ndërsa një i moshuar mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojë rreth 20 mikrogramë në ditë.

Por disa mjekë ngrenë pyetjen nëse këto nivele janë të mjaftueshme dhe mendojnë se marrja e një doze më të lartë do të ndihmonte më shumë njerëz.

Por shkencëtarë të fushës së mjekësisë rekomandojnë që të rriturit të shmangin marrjen e më shumë se 15 mikrogramëve në ditë, pasi mund të ketë efekte toksike.

Nëse shqetësoheni se jeni duke marrë më pak ose më shumë vitaminë D, kontaktoni mjekun tuaj. Ai mund t’iu rekomandojë një test për të kontrolluar nivelin e vitaminës D në gjak. Kontrolli për mungesën e vitaminës D është i rëndësishëm edhe tek njerëzit me lëkurë të errët.

GRANDEMALL

Lëkura e errët ka nivele më të larta të melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë lëkurës.

Sa më shumë melaninë të keni, aq më e vështirë është për lëkurën tuaj të prodhojë vitaminë D nga rrezet e diellit.

Njerëzit që mund të përfitojnë nga testimi për vitaminën D në gjak janë:

-Njerëzit të cilët nuk kalojnë shumë kohë në diell.

-Të moshuarit.

-Njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore, që kanë vështirësi në përthithjen e vitaminës D.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.