Mungesa e ujit nxitë revolta sociale dhe ikje masive të të rinjve

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Nga një pyetësor të thjeshtë që ka bërë rajonipress me disa të rinj të Gjilanit që po e braktisin vendin çdo ditë është thënë se edhe mungesa e ujit të pijshëm është njëri nga shkaktarët që ata detyrohen të kërkojnë punë. Për të hapur një bunar duhen më së paku 6000 euro dhe unë po punojë në Dubrovnik për t`i fituar ato para dhe për t`i dërguar tek familja në Gjilan ka thënë njëri nga të anketuarit.

Të rinjtë gjilanas dhe ata nga komunat e tjera të Anamoravës po ikin çdo ditë në vendet e tjera për të kërkuar punë dhe për të siguruar kafshatën e gojës. Janë disa shkaktarë që detyrojnë këta të rinj, që marrin rrugën për të shkuar në Kroaci e gjetiu.

Nga një pyetësor i thjeshtë që e ka realizuar rajonipress me disa të rinj që kanë shkuar tashmë ose presin të shkojnë në këto vende, njëri nga arsyetimet është se ata po shkojnë të punojnë për të siguruar 6000 euro dhe me të njëjtat të holla ta ndihmojë familjen që verës ta hapin një bunar. Pra mungesa e ujit të pijshëm është njëri nga faktorët serioz që nxit këtë ikje.

Njëri nga të anketuarit që tashmë ndodhet në Dubrovnik thotë se do të punojë tërë verën që të sigurojë mjetet financiare për të hapur bunarin.”Në lagjet e qytetit në Gjilan ndodhë nga një javë nuk kemi ujë dhe kjo po na shkakton stres dhe nervozizëm edhe në familje. Erdha në Dubrovnik ku paga më e ulët është 1000 euro dhe shpresoj që me mjetet e siguruara ta gëzojë familjen dhe ta hapim bunarin” shprehet ky i anketuar.

RCCOLA

Në mesin e të anketuarve ka edhe të atillë që e kanë lëshuar punën në kompanitë bukur serioze në Gjilan.”Na trajtonin si kafshë, pa kontrata pune, pa sigurime tjera, me orar të stërzgjatur. Thjeshtë ishim skllevër e jo punëtor. Tani ndodhem në Split ku gjithçka është perfekte dhe paga është e mirë” tha i anketuari tjetër.

Mungesa e ujit të pijshëm mund të shkaktojë edhe revolta sociale.”Mua nuk po më intereson kush është në pushtet, në komunë a Qeveri, ne duam zgjidhje të këtij problemi sepse ka një javë nuk kemi ujë sepse nuk na ka mbetuir tjetër vetëm të shkojmë te zyret e Lutës dhe të shkaktojmë probleme” shprehet Mustafa një banor i vjetër në lagjen “Dardania”.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve legjitime dhe këtyre parametrave tejet serioz dhe alarmues për Komunën e Gjilanit, zyrtarët e saj ende nuk kanë ofruar ndonjë zgjidhje serioze, madje ndonjë zyrtar i marrë dhe injorantë deri në fund, e ka parë si punë hajgaresh mungesën e ujit duke ironizuar me ikjen masive të të rinjve.

Deshëm apo jo me këtë problem Gjilani do të ballafaqohet shpejt./rajonipress/