ARKATANA

Mungesa e stafit mbetet problemi kryesor i turizmit në Shqipëri dhe Kosovë, tur-operatorët kërkojnë mbështetje financiare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Tiranë u mbajt Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit mes bizneseve të këtij sektori.

Gjatë këtij panairi janë paraqitur edhe disa kërkesa të tur-operatoreve të Shqipërisë dhe Kosovës, drejtuar qeverive të vendeve përkatëse për mbështetje financiare.

Ata kërkojnë mbështetje si në Maqedoninë e Veriut, ku sektori i turizmit në këtë shtet u ndihmua me 365 milion euro, për shkak të krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Në emisionin “Mirëmëngjes” në ‘Euronews Albania”, zëvendës kryetari i Unionit Turistik në Shqipëri, Fatos Cerenishti tha se shërbimet dhe mungesa e stafit të kualifikuar mbetet një ndër problematikat në këtë sektor.

“Sektori i hotelerisë në bregdet ka ende shumë probleme, shërbimet në këto sektorë nisin që nga institucionet arsimore, sepse studentët e shkollave profesionale nuk kanë nivelin e duhur për të punuar në bizneset tona”, u shpreh ai.

FIDANISHTJA

Sipas Cerenishtit, qytetarët duhet të jenë më miqësore me ambientin dhe nënvizoi faktin se biznesit duhet t’i kushtohet rëndësia e duhur.

Ndërsa, Kreu i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti deklaroi se edhe në Kosovë, mungesa e stafit të kualifikuar përbën problem për sektorin e turizmit.

“Kosova ka të njëjtën problematikë duke pasur parasysh edhe pjesën e stafit të kualifikuar. Po bëjmë çmos që të shikojmë opsione dhe mundësi të ndryshme sa i përket edukimit të stafikut të kualifikuar. Kosova ka mungesa të tilla”, sipas tij.

Përfaqësuesi i odës ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Hajrullah Hasani tha se bashkëpunimi rajonal në këtë sektor është i nevojshëm, sidomos në kohë krizash. /Euronews Albania/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.