ARKATANA

Mungesa e sinjalizimit të rrugëve në ndërtim e sipër, u sjell telashe serioze vozitësve

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Një nga problemet që qytetarët e Gjilanit e kanë ngritur është lidhur me punimet në rrugët në ndërtim e sipër, e ku raportohet për probleme me sinjalizim. Vozitësit, jo rrallë-herë hutohen. Pa udhëzime të qarta, ata ndihen të detyruar të marrin vendime të cilat mund të i vejnë në rrezik pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Ata raportojnë se këto rrugë, në të shumtën e rasteve, nuk shënjohen proporcionalisht krahas progresit të ndërtimit. Ka raste kur mungon tërësisht shënjimi, ose nuk vendoset në mënyrë adekuate. Ose edhe ka raste kur shenjat vendosen në shpërputhje me rregullat e komunikacionit, duke bërë kështu që shoferët njoftohen me vonesë për veprimet që nevojitet të i ndërmarrin për të përshtatur lëvizjen e tyre.

E tillë është edhe rruga Gjilan – Kamenicë, aty ku po zhvillohen punimet e zgjerimit të infrastrukturës rrugore. Duke qenë se një pjesë e karrexhatës në drejtim të Gjilanit ende nuk është vënë për qarkullim, vozitësit shfrytëzojnë vetëm njërën për të dyja drejtimet. Në pikën e ndërrimit të karrexhatës, udhëzimet janë të vendosura shkel-e-shko. Madje, situata përkeqësohet sidomos gjatë mbrëmjeve, meqenëse në pikën e bashkimit, nuk ka sinjalizim me drita për të paralajmëruar shoferët.

Së fundi, qytetarët kanë shprehur shqetësime edhe në rrjetet sociale, ku kanë komentuar perspektivat e tyre, për rastet të cilat janë raportuar në mediat lokale.

Më ka ndodh personalisht kur e kam ngatërruar. Siklet dhe rrezik deri në maksimum. I falënderoj vozitësit që më kanë lajmëruar, ka thënë Astriti.

Hyn sepse tabelat sinjalizuese janë aq të dobëta e pa vend sa vështir vërehen. Ani në drejtimin Gjilan-Kamenicë tabela të del pasi futesh prej dy trakshit në dy drejtime të kundërta. E pabesueshme, ka theksuar Veliu.

United Hospital

Kurse, Mirsadi thotë se punimet po zgjatin me vjet. Qashtu ka qenë prej fillimit, Kurrë s’ka pas shenja qysh duhet.

Mungesa e përgjegjësisë nga punë-kryesit. Nuk ka sinjalizime të duhura, e më e keqja është në mbrëmje, ka shkruar Demiraliu.

Derisa Islami shprehet se shenjat janë katastrofë. Tepër jemi tu dit pa shenja. Dilni jashtë Kosovës. Shihni si janë shenjat e njoftimeve, shton ai.

Në këtë mes, qëndrojnë autoritetet lokale, të cilat ose me vonesë ose fare nuk adresojnë problemet e shënimit adekuat aty ku ka punime rrugore. Këtu nuk përjashtohen nga përgjegjësia as punë-kryesit. Rol në sigurinë rrugore ka edhe autoriteti policor, e që ka përgjegjësi të paraqes problemet pran autoriteteve të infrastrukturës.

Prandaj, autoritet gjegjëse, duhet që pa vonesë të zgjidhin këtë problem, në të gjitha rrugët e Gjilanit, për ta bërë qarkullimin e sigurt për përdoruesit e saj. Në fund të fundit, një infrastrukturë rrugore e sigurt dhe efikase është në interes të të gjithëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.