FIDANISHTJA

Mungesa e punëtorëve – Rafuna: Vetëm një kompani ka angazhuar tre robotë, po ndodh riorganizim

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna tha se shumë biznese prodhuese në vend kanë qenë të detyruara që të blejnë pajisje të automatizuara.

Rafuna i tha Ekonomia Online, se kjo ka ndodhur për shkak të mungesë së fuqisë punëtore. Madje ai ka përmendur shembullin që një kompani e prodhimit të karrigeve ka blerë 3 robotë për t’i zëvendësuar ata me katër punëtorë që kishte.“Shumica e bizneseve për shkak të fuqisë punëtore, janë detyruar të riorganizohen. Kur them riorganizim e kam fjalën se kanë qenë të detyruar të blejnë pajisje të cilat janë të automatizuara, që të mos varen shumë nga fuqia punëtore”.

“Kjo ka ardhur edhe si rezultat e ngritjes së cilësisë së prodhimit, ngritjes së standardit, por ka ardhur më shumë si rezultat i mungesës së fuqisë punëtore. E vizitova një prodhues tonin të karrigeve. Ai më tregoi se ka pasur katër punëtorë fizikë që kanë ngjyrosur në mënyre mekanike ndërsa tani ka sjellë tre robotë që e bëjnë ngjyrosjen e karrigeve”.“Domethënës ai më nuk është i varur prej fuqisë punëtore fizike se atë punë ia kryejnë robotët. Kështu që kjo i ka shtyrë bizneset që të riorganizohen dhe sa më lehtë ta kalojnë mungesën e fuqisë punëtore”.

FIDANISHTJA

Ai shtrenjtimin e energjisë elektrike e ka parë si sfidën kryesore me të cilën po përballen bizneset, bashkë me mungesën e fuqisë punëtore.“Frika ka qenë gjatë periudhës së dimrit se a do të ketë energji elektrike dhe se a do të rritet çmimi. Askush nuk e ka pritur që në pranverë, kur pritet ngritja e temperaturave dhe rënia e konsumit, të rritet çmimi i energjisë elektrike. Sfida e dyta për prodhuesin është mungesa e fuqisë punëtore, e kualifikuar dhe e pakualifikuar. Sfida e tretë, duhet më shumë subvencionime nga ana e Qeverisë”.

Rafuna tha se bizneset e kanë pritur me shumë shqetësim rritjen e çmimit të energjisë elektrike, sepse kjo rritje reflektohet në koston e tyre e pastaj edhe te qytetarët përmes rritjes së çmimit të produktit final.“Rritjen e çmimit të energjisë elektrike, bizneset e kanë pritur me shumë shqetësim. Si një kosto shtesë, kjo në fund i faturohet qytetarit përmes produktit final. Do të shohim se a do të ketë ndonjë ndihmë prej Qeverisë, së paku ta mbulojë këtë dallimin e energjisë elektrike. Kur ju ndihmon bizneseve, ju ndihmon edhe qytetarëve”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.