Mungesa e punëtorëve – arsimi mund të mbetet pa mësimdhënës, gastronomia të kalojë në vetëshërbim

Mungesa e kuadrove ka preku shumë sektorë, madje po paralajmërohet edhe ikja jashtë vendit e mësimdhënësve.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online vlerëson se frika më e madhe është pas heqjes së vizave për shkak se një pjesë e madhe e mësimdhënësve sidomos gjenerata e re do të shkojnë rrugëve të Evropës.

Tutje, ai tha se gradualisht Kosova do të mbes pa kuadro sidomos në lëndë shkencore e teknologji.“Kam frikë se po u hapë mundësi me viza edhe një pjesë e madhe e mësimdhënësve të Kosovës sidomos gjenerata e re kam frikë se do të shkojnë rrugëve të Evropës për një jetë më të mirë ngase këtu është ngulfatur nga kërkesat, presionet nënçmimet dhe pagat tepër të ulta. Rreziku do të jetë gradual te arsimi”.“Unë kam frikë se gradualisht ne do të mbesim pa kuadro të forta më të mira sidomos në lëndë shkencore teknologji. Prandaj Qeveria edhe neve edhe Policinë duhet të na mbështesë në këtë kohë kur kemi përballje të çmimeve kaq të larta”, tha Jasharaj.

Kurse kryetari i Odës Hotelerisë e Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva thotë se nëse vazhdohet me këtë trend të largimit ekziston rreziku që kafiteritë të mbesim pa punëtorë dhe të kalohet në sistemin vetë shërbyes.“Nëse vazhdohet me këtë trend të largimit do të rrezikohet biznesi ose do të ndryshohet veprimtaria krejt ose do të rrezikohemi të mbesim pa punëtorë. Ndoshta kalohet në sistemin vetëshërbyes”, tha ai.

Ndërsa, pronari i kafiteris “MonReve”, Veton Berisha thotë se këtë vit ka mungesë të madhe të punëtorëve, raporton EO.“… këtë vit është më keq se vitet e tjera. Shumë ka mungesë të punëtorëve. Sikur sivjet asnjëherë ma keq nuk u kanë”, tha Berisha.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS