ARKATANA

Mungesa e ndriçimit nëpër autostrada – Durmishi i bindur se kjo do të përfundojë në fund të janarit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mungesa e ndriçimit publik nëpër autostradat e Kosovës, vazhdon të shkaktojë telashe për shoferët që qarkullojnë ato pjesë, ndonëse që nga viti 2015 kjo çështje nuk ka qenë asnjëherë prioritet i asnjë Qeverie.

Kësisoj, nga Ministria e Infrastrukturës, kanë njoftuar për Ekonomia Online, se kontrata për këtë çështje është një procedurë të prokurimit.

ARKATANA

Zëvendësministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, ka thënë se një kontratë e tillë nuk ka pas që nga viti 2017, teksa shpreson që me nënshkrimin e një të tillë, ndriçimi të përfundojë në fund të janarit të vitit 2022.“Kontrata e sinjalistikës dhe e ndriçimit është në procedurë të prokurimit, dje është bërë hapja e ofertave tani është vetëm procedura e vlerësimit të ofertave në mënyrë që të shpallen kompanitë fituese. Prej vitit 2017 një pjesë e madhe e territorit të Kosovës nuk ka qenë i mbuluar me kontrata për sinjalistikë dhe ndriçim dhe pra më shumë se katër vite nuk ka pas kontratë aktive”.“Mandej këto probleme kanë shkuar vazhdimisht duke u rritur dhe ne menjëherë kemi filluar procedurën sepse lënda ka qenë në OSHP deri sa kanë përfunduar ato procedurat ligjore në mënyrë që me na u hap rruga për të lidhur kontrata të reja. Tani jemi ka fundi i procesit dhe besoj që gjatë janarit veç do ti kemi kontratat e nënshkruara”, ka thënë ai.

Ndërkaq hapësirat për reklamime nëpër autostrada, sipas Durmishit kjo çështje ka një masë të përkohshme nga gjykata.“Çështja e hapësirave reklamuese është një problem tjetër, domethënë të cilin e kemi trashëguar një kontratë me një kompani e cila ka një masë të përkohshme prej gjykatës që ne nuk po mundemi të intervenojmë”.“Tani ne e kemi ankimuar atë vendim të gjykatës jemi duke pritur përgjigje nga Gjykata në mënyrë që të mos e lejojmë këtë gjendje e cila është me reklama nëpër rrugë, nëpër auto-udhë po edhe në rrugë të tjera që i takojnë nivelit të ministrisë”, u shpreh ai për EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.