UBT

Mungesa e mjeteve të punës, shkak për vdekjen e punëtorëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Siguria në vendin e punës në Kosovë nuk është aspak e kënaqshme, dhe si pasojë e mungesës së mjeteve të cilat ju ofrojnë siguri punëtorëve, kemi shumë raste kur punëtorët në Kosovë kanë pësuar lëndime, dhe kanë humbur jetën.

“Kemi shumë raste kur në mungesë të mjeteve elementarë për punë kanë humbur jetën punëtoret, për shembull kemi rastin kur në Skenderaj kishte humbur jetën në mungesë të dy dërrasave, sepse nuk kishte siguruar vendin e punës dhe ka hyrë poshtë dhe e ka nxënë, e ka mbytur. Fataliteti tjetër është kur për një rrip lidhës punëtori ka ra nga skela nga kati i gjashtë dhe ka humbur jetën, e këto janë fatkeqësi”, ka thënë Hajdini për Rtv 21.

Hidromorava

Ai ka thënë punëtorët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre, duke kërkuar kushte më të mira për punë, me qëllim të sigurimit të jetës së tyre.

Punëtorët duhet të kërkojnë të drejtën e tyre në punë, për sigurinë e tyre në punë sepse është në pyetje jeta e tyre dhe jeta e gjitha familjes së tij, sepse një humbje e një prindi është humbje e madhe, është fatalitetet për krejt familjen dhe shoqërinë”, ka thënë ai.