Fundamenti

Mungesa e kalciumit me pasoja për shëndetin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Studime të ndryshme kanë treguar se kalciumi luan një rol thelbësor në shëndetin e zemrës. Burimet më të pasura të kalciumit janë ato të bulmetit, megjithatë kalciumi i marrë nga perimet përthithet më mirë në organizëm.

Ne ju zbulojmë pasojat për shëndetin nga mungesa e kalciumit, transmeton Zeri.info.

Imuniteti i dobët
Kalciumi luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Mungesa e tij e bën trupin më të dobët dhe më të brishtë ndaj baktereve. Kësisoj ju do të sëmureni më shpesh nga e ftohura dhe gripi.

Tharja e lëkurës
Trupi e shfaq në lëkurë kur vuan nga mungesa e kalciumit. Lëkura pëson tharje të madhe preket nga probleme si ekzema ose psoriaza.

Lodhja
Mungesa e kalciumit manifestohet me lodhje ekstreme, mungesë energjie dhe plogështi të vazhdueshme. Rekomandohet të mos merrni pije energjie, por të pasuroni regjimin tuaj ushqimor.

Uji Dea

Depresioni
Kalciumi është thelbësor jo vetëm për humorin. Ai ka efekt qetësues për trupin dhe trurin. Sa më pak kalcium të merrni, aq më të acaruar dhe të depresionuar do të jeni.

Pagjumësia
Gjatë gjumit nivelet e kalciumit luhaten ndjeshëm. Në këto orë trupi pëson rënien më të madhe të nivelit të kalciumit. Kjo do të prishë cilësinë e gjumit sepse kalciumi ka një rol të fortë në formimin e melatoninës, hormonit që na ndihmon të flemë.

Dhimbje dhëmbi
Pjesa më e madhe e kalciumit në trup ruhet te kockat dhe te dhëmbët. Mungesa e këtij elementi shkakton zverdhje, prishje dhe rënie të dhëmbëve.

Si ta trajtoni mungesën e kalciumit?
Çdo i rritur ka nevojë për 1000 mg kalcium në ditë. Kjo sasi mund të plotësohet duke ngrënë më shumë brokoli, barishte, salmon, sardele, peshk ton, djathë, qumësht, bajame, qiqra, fasule dhe fara susami. Për të garantuar një përthithje më të mirë të kalciumit duhet të merrni edhe vitaminë D, e cila gjendet te e verdha e vezës, gocat e detit, karkalecat e detit, kërpudhat, lëngu i portokallit dhe tërshëra./ZËRI