UBT

Mungesa e gjyqtarëve e çon gjyqësorin buzë greminës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Qindra mijëra lëndë vjetërsohen, palët dëmtohen. Veç sfidave të pamohueshme dhe të përditshme, si janë luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, por edhe shkëputja e tij nga ndërhyrjet politike, sistemi gjyqësor po ashtu po përballet edhe me shumë probleme të natyrave të tjera

Praktika e dëshmon se ato janë numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve, pastaj numri i madh i lëndëve, por edhe të tjera, e që si rrjedhojë po paraqesin vështirësi në punën efikase të gjyqtarëve,shkruan gazeta Kosova Sot.

Veç saj, si pasojë e kësaj gjendjeje po reflekton që të jenë edhe rastet e zvarritjes së procedurës, por shpeshherë edhe po vjen deri te parashkrimeve (vjetërsimit) të lëndëve dhe rasteve duke ndikuar kësisoj negativisht në gjyqësorin kosovar. Ndaj edhe ngrihet shqetësimi se me një gjendje të tillë inerte mund të kolapsojë gjyqësori kosovar qoftë për shkak të lëndëve të shumta, të cilat nuk po mund të zgjidhen assesi apo edhe në mungesë të konditave të mësipërme për një gjyqësor më efikas, që ia vështirësojnë qytetarit të drejtën e tij elementare për një gjyqësi të drejtë dhe të barabartë. Për këtë çështje flasin njohësit e kësaj fushe. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka bërë me dije se problemi i mungesës së gjykatësve dhe kapaciteteve në gjyqësor është një problem, i cili ekziston me vite dhe për të cilin, sipas Salihajt, diskutohet shumë, teksa në anën tjetër për mënyrat e zgjidhjes së këtij problemi nuk ndërmerret pothuajse asgjë.

United Hospital

Organet pasive

“Dhe, ky është ndër problemet kryesore për vonesat e shumta të lëndëve dhe parashkrimit të tyre. Vërtet është e pakuptueshme që organet kompetente nuk ndërmarrin asgjë për përmirësimin e gjendjes në këtë drejtim”, u shpreh ai. Më tej, Salihaj ka nënvizuar se mungesa e gjyqtarëve dhe grumbullimi i lëndëve shkakton edhe pasoja negative, duke ndikuar kësisoj në mos kryerjen dhe vjetërsimin e tyre dhe kjo, siç thotë ai, përveç shumë problemeve të tjera, bën edhe shkeljen e të drejtave të njeriut. ” Pra, mendoj se ky problem duhet të zgjidhet sa më parë, duke ndërtuar infrastrukturën dhe rritjen e kapaciteteve, por edhe duke rritur numrin e gjyqtarëve”, ka theksuar Salihaj. Analisti politik dhe juridik, Mazllum Baraliu thotë se ndër faktorët kryesorë për gjendjen e gjyqësorit dhe problemet e tjera si në mosefikasitet, por edhe në fenomene të tjera negative që ndikojnë në gjyqësor dhe në drejtësi përgjithësisht, sipas tij, është mungesa e një strategjie zhvillimore gjithëpërfshirëse të gjithë sektorëve të gjyqësorit, por konkretisht nga ana e KGJK-së dhe Sekretariatit të tij./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.