Mungesa e gjumit ndikon negativisht në memorie

Një hulumtim i ri i Universitetit të Michiganit hedh më shumë dritë në atë se si ndikon mungesa e gjumit në kujtesë.
Sipas këtij hulumtimi, që njeriu të mos ketë probleme me kujtesë, duhet të flejë së paku 7 orë në ditë, transmeton Indeksonline.
Personat që janë përfshirë në këtë hulumtim e të cilët kanë fjetur më pak se 7 orë gjumë në ditë, kanë shfaqur probleme të dukshme me kujtesën.
Probleme më të mëdha kanë pasur ata persona të cilët kanë probleme konstante me pagjumësinë./Indeksonline/