United Hospital

Mungesa e ftesës për ndeshjet e qershorit, reagon Bernard Berisha

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret e qershorit ku pati disa emra të rinj.

Mirëpo, disa lojtarë nuk ishin ftuar nga zvicerani, ndër ta edhe Bernard Berisha, i cili kaloi një sezon të mrekullueshëm në Rusi.

Berisha ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook”, duke thënë se nuk është kontaktuar nga askush nga FFK.

Eco Higjiena

“Përshëndetje për të gjithë! Duke e parë që kam marrë shumë mesazhe e ndjej për obligim ta sqaroj të vërtetën”.

“Selektori ka vendos që unë te mos ftohem për këto 2 ndeshje miqësore në qershor. Realisht, selektori ka të drejtë sepse janë miqësore dhe duhet te provohen lojtarët e rinj, por ajo qa nuk më pëlqen dhe që është jo profesionale është fakti se ata nuk më kanë kontaktuar askush për mos ftesën duke parë që kam ber një sezon shumë të suksesshëm”.

“Prandaj mendoj se Selektori të paktën të tregohet i sinqertë dhe të na kontaktojë sepse bisedën e fundit që e kemi pasur në Shqipëri, ai më dha shumë shpresa dhe në fund prapë u zhgënjeva. Unë i dëshiroj Kosovës shumë suksese”, ka shkruar Bernard Berisha. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.