Uji Dea

“Mund të ketë qenë e tepërt, por nuk do ta quaja gabim”, Lichtsteiner flet për shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit ndaj Serbisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner nuk e vlerëson gabim festimin me shqiponjë që kishin bërë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirin në fitoren 2-1 të Helvetikëve kundër Serbisë në ndeshjen e Kupës së Botës së vitit 2018.

Zvicra do të ndeshet me Serbinë të premten në ndeshjen e tretë të grupeve në kuadër të Kupës së Botës “2022”, me Helvetikët që i dërgon tutje në 1/8-tën edhe një barazim përveç fitores.

Kjo ndeshje po pritet me entuziazëm të madh shkaku edhe i një incidenti në ndeshjen e Kupës së Botës së vitit 2018, kur Xhaka dhe Shaqiri festuan duke bërë shqiponjë, e cila rezultoi me kaos në fushë dhe krijoi armiqësi.

Për ndeshjen e para katër viteve dhe për takimin e nesërm ka folur ish-kapiteni i Zvicrës, Lichtsteiner, i cili beson se kombëtarja e tij do të kalojë tutje në raundin e 1/8-tës, ndërsa theksin e veçantë e pati te festa e Xhakës dhe Shaqirit, të cilën nuk e cilëson si gabim, pasi edhe vet ishte përfshirë në bërjen e simbolit të shqiponjës me duar.

ARKATANA

“Katër vite më parë, Graniti dhe Xherdani kaluan shumë fatkeqësi para dhe gjatë lojës. Nga pikëpamja njerëzore ishte e kuptueshme që ata lanë të rrëmbeheshin nga shqiponja dykrenore”, ka thënë fillimisht Lichtsteiner për Blick.

“Gjithmonë kam treguar solidaritet me bashkëlojtarët e mi dhe nuk jam treguar kapiten vetëm në momente të mira. Është pjesë e sportit dhe pjesë e miqësisë brenda një ekipi”.

“Ne ishim në disavantazh 1-0 në pjesën e parë falë Yann Sommer, të gjithë në zhveshtore ishin të pakënaqur dhe kishte shumë trazira. Kur arritëm t’i kthenim gjërat, ishte tepër emocionale, edhe nga pikëpamja sportive. Atmosfera e ndezur në tribuna më pas bëri pjesën tjetër”.

“Në retrospektivë, mund të ketë qenë e tepërt, por sot e kësaj dite nuk do ta quaja gabim”, përfundoi ish-kapiteni i Zvicrës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.