Eko Higjiena

Munchen 1860 nuk është shumë i interesuar për Ramën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Trajneri i Munchen 1860, Ricardo Moniz, ka thënë se e njeh mesfushorin kosovar të kombëtares së Shqipërisë, Valdet Rama.

Por ai ka shtuar se Munchen 1860 po shikon lojtarë të tjerë. Reagimi i tij ka ardhur pasi doli lajmi se skuadra Muenchen 1860 është një hap larg transferimit të Ramës.

UBT

Madje, mediumet italiane kanë raportuar se Rama të enjten (sot) do të firmosë kontratë për dy vjet me skuadrën që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

“Unë e njoh këtë lojtar, por po shikojmë lojtarë të tjerë”, ka thënë shkurt Moniz. Rama 26-vjeçar së fundi ka qenë pjesë e skuadrës spanjolle Real Valladolid. Por, mesfushori nga Mitrovica shkëputi kontratën pas rënies së Valladolidit në kategorinë e dytë të Spanjës. Ai është rritur në Gjermani dhe luajti për shumë skuadra të këtij vendi.
© KOHA.net