Uji Dea

Mulla Shaip Stublina

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me këta tinguj të violinës – Do t’ia këndoj një këngë Stublinës ! Kënga ime si vala e Drinit – I kushtohet Shaip Sabedinit !

Zot i Madh të qofshim falë –
Për atë nënë që lindi djalë !
Lum Stublina , ai fshat krenar –
Që ka rritë atë burrë bujar !

Atdhetar e kombëtar ,
Prijatar e guximtar ,
Arsimdashës e luftëtar ,
Besimtar edhe fetar !…

Lum Stublina e Karadaku –
Që ka rritë atë burrë bajraku !
Burrë besnik e burrë konaku –
Që s’ e tremb pushka , as gjaku !…

Lum Stublina jonë – Stublina kreshnike ,
Që dha një figurë aq emblematike ,
Për t’ mbrojtur kufijtë e trojeve etnike –
Gjithandej ku shtrihet Kosova heroike !

Nuk i trembej pushkës së zhugës –
Mori pjesë n’ “Betejë të Prugës” !
Krah për krah me Gjon Sereqin ,
Gjeneralin Veli Dedin !

Mulla Shaip trimi , luftëtar i vatanit –
Ishte ushtarak i mulla Idriz Gjilanit !
Ishte nxënës i mësuesit Haki efendi Sermaxhes ,
Të gjithë prej një brumit , si buka prej një magjes !

Mulla Shaipi , ky hoxhë kombëtarë –
Prijatar fetarë edhe atdhetarë !
Në Stublinë e hapi mejtepin e parë –
Veç për të mësuar nxënësit tanë shqiptarë !

E kujton për jetë Sllakoci –
Ndër imam s’i gjendej shoqi !
Aq sa e donte bukën , kripen –
Donte mësimin në gjuhën shqipe !

Fundamenti

Krenohet për jetë Capari –
Që ka pasur kësi prijatari !
Besimtar në ballë të fesë ,
Luftëtar dhe trim me besë !…

Mulla Shaipi , ai imam –
Mish e shpirt ishte human !
Ndihmonte nevojtarët e ngratë –
Nuk i kthente kurrë duarthatë !

Ishte n’ log t’ pajtimeve t’ gjakut –
Në mbarë zonën e Karadakut !
Dhe më gjerë n’ Kosovën mbarë –
N’ rresht të parë me pajtimtarë !

Edukata e tij familjare –
Shpirt e zemër atdhetare !
Mësuesi i njohur Gjon Serreqi –
N’ rrugë kombëtare e udhëheqi !

Mësoi si mbrohen drejtat e njerëzimit
Dhe liritë n’ aspekt t’ shkollimit !
Mësoi si ngritët vetëdija kombëtare –
Mbi të gjitha trojet shqiptare !

Si frymëzim për atdhedashuri –
Ishte një familjarë që i kishte pri!
Sabedinëve t’ Klaiqëve atje n’ Serbi –
Prej nga janë shpërngulur të parët e tij !

Prej ku kishin lanë shtëpi e pasuri –
Atje në vendlindjen e stërgjyshërve të tij !
N’ lagjen e Dediqëve , shumë afër Medvegjes –
Gjeneral major Veli Dedi – burri i ndërgjegjes !/rajonipress/

Gjilan, më 01.04.2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.