United Hospital

Mulla Nusret Hajdari

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Muaj Qershor ’99 –
N’ Dobërçan soll vaj e gjëmë !
Ishte data 13 Qershor –
Atë ditë ranë këtu dy dëshmorë !

Ditë e shenjtë , o , 13 Qershori –
N’ Dobërçan , o, na ra dëshmori !
Mulla Nusret Hajdari , imam i xhamisë –
Iu ka bërë , o , kurban lirisë !

Urojnë shqipet nga çdo anë –
Lum familja , o, për atë nënë !
Lum për Zotin , çka ka qitë n’ dritë –
Lum për nënën , o, çka ka rritë !

N’ Dobërçan , o , kish ardhë kauri –
Vrasje e krime s’i ndalej turri !
Bënte terror mbi shqiptarë –
Toka e shpija , o , me ua marrë !

Vijnë kaurët si bishë e egër –
E djegin xhaminë e Epër ,
Që n’ Kosovë ishte ma e vjetër ,
Këso xhamie s’ kishte tjetër !

ARKATANA

Hoxhë Mulla Nusret Hajdari –
Rrënjët i kishte nga Qarri ,
Kishte zemër atdhetari ,
Kishte shpirt , o , besimtari !…

Kishte gjak trimi shqiptari ,
Prijatar , o, flamurtari !…
Imam n’ xhami t’ Dobërçanit –
Shëmbëlltyrë në rreth t’ Gjilanit !

Shëmbëlltyrë e Dardanisë –
Që iu bë kurban lirisë !
Për lirinë e Kosovës –
Ra dëshmor si burrë i botës !

Gjilan, më 14. 06. 2019 .
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.