United Hospital

Mulla Jakup Asipi ( 2 Shkurt 1951 – 6 Janar 2006 )

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Këndojnë bylbylat e Kosovës, Për bamirësin e Kumanovës !
Këndojnë bylbylat e vatanit, Për viganin e Sllupçanit !

Po i këndojnë Jakup Asipit –
Këtij studenti të Egjiptit !
Ishte një hoxhë dijetarë ,
Udhërrëfyes ndër fetarë !
Ishte një burrë atdhetarë ,
Ishte një trim luftëtarë ,
Shëmbëlltyrë për besimtarë ,
Një pasqyrë për çdo shqiptarë !…
Pak jetoi e shumë na la ,
Pak foli e shumë na tha !…
Udhërrëfyes i dritës , jetës ,
Besimtarë i rritës , shpresës !…
Ishte magjistër i teologjisë ,
Patriot i shqiptarisë –
N’ Kumanovë e në rrethinë
Dhe në tërë Maqedoninë !
Ishte imam emblematik ,
Orator karizmatik !…
Ndër shqiptarët në këto troje –
Kontribuonte si bletë n’ hoje !
Kontribut jepte gjithë fare –
N’ kultivim t’ vlerave fetare ,
N’ kultivim t’ vlerave kombëtare ,
Si njerëzore e atdhetare !…
N’ Radion “Zëri i Kumanovës” –
Jehoi zëri i Jakup hoxhës !
Një natë n’ fund të emisionit –
Erdhën forcat e stacionit !…
U kap nga policët mizorë ,
T’ sigurimit sllavë shtetërorë !
N’ stacion n’ Butel në Shkup –
E dërguan hoxhën Jakup !
Inspektorët e sigurimit ,
Nën program të maltretimit ,
Që ushtronin t’ bamit horë –
E mbajtën 48 orë !
Hoxhë Jakupi – humanitarë ,
Së bashku me bashkëfshatarë ,
Me kryetarin Vahid Sahiti –
Refugjatë kosovarë priti !…
Me kryetarin e Likovës –
Pritën refugjatë t’ Kosovës !
Kanë pritur mbi dyzet mijë –
Gra e burra , pleq e fëmijë !…
Me tortura , përndjekje t’ shkreta –
Janë dëbuar prej trojeve t’ veta ,
Nga mjete t’ makinerisë
Ushtarako – policore t’ Serbisë !
Në çdo rresht , në mes të t’ parëve –
Udhëheqës shpirtëror i shqiptarëve !
Jo veç n’ shërbesa fetare ,
Ndihmoi njerëzit n’ halle gjithë fare !
Për krah njerëzve me dëshira –
Fliste vetëm fjalë të mira !
Ishte i hapur gjithë kudo ,
Kishte kohë për këdo !
Kontributi n’ sferë fetare ,
N’ trojet maqedono – kosovare ,
Është i njohur për ne fare –
Në tribunat ndër fetare !
Në tubimet kulturore –
I paepur ishte prore !
N’ organizimet mbarë sportive ,
Kulturore , edukative !…
Kontribuoj me forcë stoike –
Me frymë t’ pastër patriotike !
Më 2001, në luftë me besë –
Veshi rrobat e UÇK-së !
Doli haptas n’ skenë publike
Me kërkesa masovike ,
T’ popullatës shqiptare t’ vendasve –
Në luftë kundër sllavo – maqedonasve !
N’ Mars të vitit 2001- shës ,
Komandantët e UÇK-së :
Fadil Nimani , Jetullah Qarri ,
Sami Ukshini , ai zemër zjarri …
Për liri lëshuan kushtrimin ,
N’ fillim gjetën stacionimin ,
Në shtëpinë e Jakup Asipit –
Për ta sjellë lirinë e shpirtit !
N’ atë shtëpi u formua me besë –
Shtabi i parë i UÇK-së ,
Për komunën e Likovës
Dhe rrethinën e Kumanovës !
Aty Mulla Jakupi me madhërinë e tij –
U bë pjesë aktive e luftës së vitit 2001,
Si në aspektin frontal të taktikës ,
Edhe në atë të logjistikës !…
Pas përfundimit t’ luftës , më 2003 ,
Në Bashkësinë Islame , me zgjedhje të re –
Ishte zgjedhë myfti për komunë t’ Kumanovës ,
Po ashtu myfti për komunë të Likovës !
Për te , nuk ka vetëm fjalë miradije ,
Por ka reflektime veprash krenarie !
Shumë njerëz e kishin pranë përplot mençuri ,
Kishin marrë prej tij dhe shumë dituri !
Ai kudo që ishte fizikisht i pranishëm –
Frymëzonte njerëzimin me ton të guximshëm !
Shkonte nëpër salla t’ kinematografive ,
N’ pallate t’ kulturës , në salla sportive !…
Në Sllupçan , ku u lind trimi –
Me nderime iu bë varrimi ,
Me shërbimet mbarë fetare ,
Me nderimet mbarëkombëtare !
Mijëra pjesëmarrës qytetarë ,
Nga gjithë trojet shqipe mbarë –
Flejë i qetë , o , biri i shqipes ,
T’ qoftë lehtë dheu i Ilirides !

FIDANISHTJA

Gjilan, më 25.08. 2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.