UBT

Mulla Idriz Gjilani një figurë me përmasa legjendare

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Studiuesi Muhamet Pirraku me plotë të drejtë Mulla Idriz Gjilanin e ka quajtur burrë dhe atdhetar të pathyeshëm. “Fetar, atdhetar, konsekuent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mësues iluminist, ideolog dhe luftëtarë i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës, të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si basho Muji” kishte shkruar Pirraku.

Çfarë duhet të dinë gjilanasit për Mulla Idriz Gjilanin

Rreth 40 akademik të Indisë të mbledhur në Institutin e kërkimeve objektive (Institute of Objective studiues Nev Delhi) kanë përzgjedhur 100 myslimanët më të famshëm të botës. Në mesin e tyre ndodhet edhe Mulla Idriz Gjilani.

Isa Hajrullahu djali i Mulla Idriz Gjilanit më herët ka thënë se ka arritur të sigurojë edhe librin ku ndodhen 100 myslimanët më të famshëm të botës. “E kam paguar vet librin, por jam befasuar se si askush nga institucionet e Kosovës të paktën nuk treguan një mirëkuptim për figurën e babait. Ky është një sukses i madh që duhet të krenohet jo vetëm familja ime, por mbarë Kosova.

Mulla Idriz Gjilani një figurë me përmasa legjendare ka arritur të hyjë në listën e më të mëdhenjve të botës, por ende nuk ka arritur të nderohet apo të depërtojë në muret e institucioneve kosovare.

Nëse do ta shikoni konceptin e shëndoshë dhe atdhetar të Mulla Idriz Gjilanit një shënim i tij i ruajtur nga djali Isa, flet qartë se ata rreshta që shkroi para 70 vitesh ende janë aktual.”Kosova është tokë e shenjtë që ne kërkujt nuk ia kemi grabitur, por na kanë lanë babatë tanë, që edhe ata vetë e trashëguan prej gjyshave e të parëve të tyre”. Jo vetëm ky shënim domethënës, por qindra tekste autoriale, analiza e vlerësime për kohën e tij ndodhen të botuar në shumë gjuhë të huaja të botës. Dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që Mulla Idriz Gjilani u radhitë në mesin e më të famshmëve të botës. Edhe studiuesi Muhamet Pirraku me plotë të drejtë Mulla Idriz Gjilanin e quan burrë dhe atdhetar të pathyeshëm. “Fetar, atdhetar, konsekuent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mësues iluminist, ideolog dhe luftëtarë i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës, të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si basho Muji” shkruan Pirraku .

Hidromorava

Mulla Idriz Gjilani vdiq shumë i ri dhe nuk jetoi më shumë se 48 vite. Lindi në Velekincë të Gjilanit më 4 qershor 1901 dhe u vra nga forcat komuniste jugosllave në vitin 1949.

Në çdo diskutim apo vend ku është diskutuar për çështjen kombëtare Mulla Idriz Gjilani jepte këtë mesazh të paçes e tolerancës :” Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut”.

Në arsyetimin e Institutit të studimeve objektive për Mulla Idriz Gjilanin thuhet:”Mulla
Idriz Gjilani luftoi trimërisht për ruajtjen e islamit në Shqipëri dhe e bëri atë forcë unifikuese për Muslimanët.

Ai ishte përshëndetur dhe pranuar si njeri i shenjtë i kombit. Duke e paraqitur si njeri edukues të shumë gjeneratave dhe njeri që diti ta mbrojë Kosovën dhe shqiptarët ISO shkruante edhe për betejën e Kikës. “Në qershor të vitit 1944 Mulla Idriz Gjilani ishte udhëheqës i shqiptarëve në betejën e Kikës, e cila ishte fituar kundër ushtrisë komuniste serbe”.

Kush është Instituti i Studimeve Objektive (ISO)
Instituti i Studemeve Objektive (ISO) është themeluar në vitin 1987 dhe ka 168 publikime madhore. Në kuadër të ISO botohen pesë gazeta ditore dhe periodike. Ka organizuar 704 konferenca, seminare e simpoziume. Gëzon statusin konsultativ në këshillin ekonomik dhe shoqëror të Kombeve të Bashkuara./rajonipress/