RCCOLA

Mulla Haxhi Salih Pogragja – martir i pavdekshëm

/ 9 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Muharrem Bajrami – Mulla Haxhi Salihu rrjedh nga një familje me tradita të lavdishme patriotike kombëtare . Kjo familje bujare , mikpritëse , dorë lirë , e xhymert ishte përherë në shërbim të popullit e në veçanti të klasës së varfër.

Dera e kësaj familjeje gjithmonë ishte e hapur , përgatitur me miell , grurë apo edhe gjëra tjera të nevojshme për jetën e njeriut , gjithmonë mbanin rezerva që (lypsët) të nevojshmit të mos kthehen pa i shërbyer në formën më njerëzore.

Kërkesat me vëmendje i mbanin në mend që kur u paraqitet nevoja që përsëri të vinin të kërkonin ndihmë pa u turpëruar sikur në disa familje tjera.

Familja Salihu ishte e pasur , ajo posedonte mbi 30 hektar tokë të klasit të parë si në Pogragjë , Pasjanë , Ranillug dhe Koremjan . Vetëm livadhet e Haxhis janë 5-6 hektar.
Më kryesorja është se familja e Haxhisë e kanë patur odën e hapur për çdo kalimtar rasti , por edhe për njerëz të ngritur , të kompletuar moralisht e kombëtarisht të cilët vepronin dhe luftonin për mbrojtjen kombëtare .

Pra oda e tyre ishte përplot mysafirët përditshëm . Shtroheshin tema të ndryshme në aspektin ekonomik por më tepër në atë politik , nga të cilat kultivohej morali për patriotizmin kombëtar. Haxhi Salihu duke i dëgjuar bisedat që zhvilloheshin nga njerëzit e ngritur kombëtarisht edhe ai u edukua dhe u shkollua në frymën patriotike .

Me fillimin e luftës Mulla Haxhi Salihu iu përgjigj zërit të kushtrimit në kohë të duhur pa u hamendur fare për sakrificën dhe çmimin e sajë. Ai ishte luftëtar i paepur dhe mori pjesë në shumë luftëra që zhvilloheshin përtej kufirit ,vijën kufitare të Kosovës Lindore në malësinë e Gollapit si në Velegllavë , Kikë , Ush , Gurit të zi, Tërstenë, Cfircë , etj.

Mulla Haxhi Salihu ishte një strateg dhe trim i paepur. Ai me trimërinë e tij shumë herë kishte hapur shtigjet e depërtimit të forcave në thellësi të betejave. Ai ishte një specialist për hedhjen e bombave të dorës në bunkerët e armikut.

Familja Salihu si dhe shumë familja Pogragjase gjithmonë kishin qenë të përgatitur për tiu përgjigjur çdo sulmi që synonte ti dëmtojë interesat familjare e kombëtare. Informatori Qamil Hasan Hasani i lindur me 03.08.1924 në Pograxhë , filloi nga paraardhësi i tyre Salihu i parë i cili e kishte lënë një djalë me emrin Bislim.

Bislimi i kishte patur 4 djem , Xhelen , Salihun , Halimin dhe Halitin. Xhela e lë Dalipin Dalipi: Hasanin , Hysenin , Mehmetin dhe Jupën.Djali i dytë i Bislimit , Salihu dëshmor i kombit në Cfircë. M.Haxhi Salihu ishte i martuar 2 herë me gruan e parë e kishte patur një djalë i cili në moshën 22 vjeçare i vdes. Gruaja e parë ishte nga fshati Budrikë,nuk kemi të dhëna për vdekjen e sajë. Me gruan e dytë Hanifen nga Masurica e ardhur në Letovicë i pati dy djem njëri i kishte vdekur dhe Molla Mustafën dhe tri vajza: Emine , Fatime dhe Naxhije.

Molla Mustafa djali i Haxhi Salihut i pati 2 djem e 2 vajza : Shabanin i lindur më 1931 , Ramadanin më 1938 , Nexhmija 1937 , Lutfija 1933. Mulla Haxhi Salihu gjatë jetës së tij ishte në shërbim të popullit në çdo sferë të jetës. Si prind ishte shumë i dashur dhe i kujdesshëm , me vëllezër i dashur dhe i nderuar, në mesin e kushërinjve shumë i çmuar , përball armikut simbol i qëndresës.

Ai ishte pishtar i arsimit fetar. Në Pogragjë ka ndërtuar shkollën (Mejtepin) te kooperativa në Pogragjë. Vendin e kishte blerë prej babait të Halimit të Ramës-Cenajve.
Mulla Haxhi Salihu i ka mësuar nxënësit edhe në xhamin e Përlepnicës.

Informatori Hysen Shabani nga Përlepnica thotë se hoxhë i parë në fshatin Përlepnic ka qenë M.Haxhi Salihu-Pogragja. Kam dëgjuar nga më të vjetrit se ka qenë hoxhë me plot kuptimin e fjalës i përkushtuar për arsimin e gjeneratave të reja që ardhmëria e kombit tonë të jetë më e lumtur.

Mulla Haxhi Salihu ka patur të kryer Medresën në fshatin Dobërqan (Miresh) , ku shumë gjenerata gjatë sundimit turk e kanë kryer atë shkollë fetare . Fatkeqësi për kombin tonë ka qenë se në gjuhën shqipe nuk ka ekzistuar asnjë shkollë.

Mulla Haxhi Salihu ka ndërtuar urën , qeshmën , mullirin e tij , që edhe sot quhen ura e Haxhis , qeshma Haxhis , mulliri Haxhis. Në kohën e dimrit nga të ftohtit ishte ngrirë jazi i mullirit vetë Haxhi Salihu kishte shkuar për ta thyer akullin që të shkonte uji te mulliri.

Qëllimi i Mulla Haxhi Salihut ishte të mos mbeten të varfëritë pa i ndihmuar me miell.

Eco Higjiena

Mulla H.Salihu ishte shpirtërisht me klasën e varfër. Mulla H.Salihu ka shkuar me kalin e vet , në haxh , rruga ka zgjatur me muaj . Informatori Ramiz Latifi i lindur më 1935 në fshatin Pogragjë thotë :”Kam dëgjuar nga më të vjetrit që kanë thënë se Haxhi Salihu ka thënë i kam 3 dëshira 1 e kam lutur zotin të shkojë në haxh, 2. e luti Zotin që të ma fal një djalë 3. e luti Zotin që të ma përvëlojë zemrën”. Të tri dëshirat Zoti ia plotëson por edhe zemrën ia përvëlon me vdekjen e djalit të gruas së parë 22 vjeçar.

Lutja e fundit ishte të vdes Shehit(Dëshmorë). Kur fillon lufta e Kosovë-Serbi ai me atkinë e vet shkon vullnetarë në betejën e zhvilluar në Malësinë e Gollakut në kufij me Serbinë.

Mulla H.Salihu përherë ishte në vijën e parë të frontit , ai ishte jehona e zërit të vërtetë për liri dhe për asnjë çmim nuk ia kthente shpinën armikut deri në ramjen e tij heroike.
Informatori Rexhep Sylë Berisha i lindur më 1916 në fshatin Cfircë baba i dëshmorit të kombit Nuhi Berisha tregon se lufta u zhvillua në vitin 1912 , vija luftarake kryesore që synonin forcat serbe ishte Cfirca . Prandaj ishte me rëndësi të veçantë që forcat vullnetare të përqendroheshin rreth kufirit dhe për asnjë çmim të mos lejojnë forcat barbare të futen në Kosovë.

Vlen të përmenden disa emra të dalluar si : Mulla Rama , Mulla Ramizi , M.Haxhi Salihu , Arif Tuxhevci , Sejdi Llapashtica ( çaushi ), Sefedin Hoxha , etj. Lufta ishte shumë e rreptë ku kishin ra 102 dëshmorë. Me ramjen e Mulla Haxhi Salihut e të M.Ramës e komanduesve të famshëm dhe për mungesë të armatimit lufta fillon të zbehet .

Forcat serbosllave të ndihmuara edhe nga Rusia me armatim të rënd ia dolën të futen në territorin e Kosovës . Gjatë luftimeve Haxhi Salihu bie heroikisht në altarin e lirisë me shumë dëshmor të kombit .

Sipas shumë informatorëve bëhet e ditur se me rastin e plagosjes për vdekje ai porosit dhe ua lë amanet bashkëluftëtarëve që ta varrosnin në vendin e luftimit duke u thënë se unë kam luftuar në tokën time për ti ndalur forcat okupuese serbe që të mos mund të futen në Kosovën tanë që me gjak është la shumë herë.

Informatori Qamil Hasani thotë sipas rrëfimeve të më të vjetërve se kur ka dëgjuar Popi i Ranillugut se Mulla Haxhi Salihu ka mbetur i vrarë në Cfircë ka ardhur dhe e ka marrë atëhinë e M.H.Salihut.

Qamil Hasani ka banuar në Gjilan në vitin 1940 në Dobërçan arat që ishin në zonën e Shqipërisë etnike që i shfrytëzonin serbet e Pasjanit në atë kohë i ka shfrytëzuar vet Qamili. Në vitin 1943 në mbrojtjen e kufirit kam qenë pjesëmarrës në roje . Komandant ka qenë Shefqet Kapetani të cilin e kam parë me sytë e mi.

Karakteristikat e veçanta të Mulla Haxhi Salihut

Mulla Haxhi Salihu atdhetar , martir i pavdekshëm i ujitur me gjakun e luftërave. Ai ishte veteran i luftës për liri , thoshte a ka vdekje më të mirë se kur vdes për liri . Atdheu ideali , ideali i tij ishte liria . Dashuri mbi dashurinë ishte atdheu . Mulla H.Salihu ishte yll i lirisë .
Ai thoshte se liria i ka rrënjët në gjak . Tërë jetën me liri në zemër . Pishtar që ndriçoi shtigjet e arsimit , të ardhmërisë.

Liria s’ka çmim , ajo është e shtrenjtë , s’paguhet me para . Një popull që s`ka liri ai është i vdekur . Pa sakrificë s’fitohet liria . Zëri i kushtrimit i bashkon forcat . Tradhtarit plumbin në lule të ballit . Tradita përcillet brez pas brezi . Patriotizmi burim i traditës.

Krenohemi që të patëm të tillë më i shtrenjti ynë. Ai me plotë të drejtë kërkonte që Kosova duhet t`i bashkohet nënës amë – Shqipërisë . Edhe atëherë populli ynë kërkonte vetëvendosje.

Mulla H.Salihu është nga ata njerëz që i stolis karakteri , krenaria . Ai thoshte para së gjithash është atdheu , kombi e pastaj demokracia , sepse demokracia pa kombin është si lulja në trupin e të vdekurit . Mulla H.Salihu është një figurë e ndritur e kombit tonë i cili tërë potencialin e vetë mendor si hoxhë ia kushtoi çështjes sonë madhore , lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e që ne po e gëzojmë .

Ai nëpër oda gjatë bisedave që zhvillonin u shprehte me fjalë të ëmbla të pranishmëve ua zbuste zemrën dhe ua freskonte mendjen me qëllim që të largohen nga çdo e keqe që ishte në dëm të kombit. Atributi i tij i dytë ishte që të bashkonte forcat kombëtare për qëndresë deri në ramjen heroike në rast të ndonjë sulmi të papritur nga forcat pushtuese barbare serbqetnike.

Mulla Haxhi Salihu ka bërë aq shumë për kombin tonë sa që mund të shkruhen iks (x) libra e të emërtohen shumë institucione me emrin e tij shumë të çmuar. Emri i tij është i pavdekshëm . Është mirë tu tregohet gjeneratave të reja vepra e madhe e Haxhi Salihut , atdhedashuria , trimëria , burrëria , bujaria , fisnikëria , besnikëria , toleranca e këtij intelektuali të rrallë./rajonipress/