RCCOLA

Mujota mbështet projektet e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kamenicë – Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ministria jonë do të mbështet këto projekte dhe projektet tjera për komunën e Kamenicës dhe së shpejti do ta vizitoj komunën e Kamenicës dhe do të nënshkruajë marrëveshjet e bashkëpunimit në mes komunës dhe ministrisë së infrastrukturës ka thënë Fehmi Mujota në një takim me Begzad Sinanin.

Kryetari і Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani në kuadër të angazhimeve për sjelljen e projekteve në Kamenicë vizitoi sot Ministrinë e Infrastrukturës ku u prit nga ministri Fehmi Mujota.

Kryetari Sinani e njoftoi ministrin për gjendjen e infrastrukturës rrugore në komunë, dhe për nevojat që janë për të përmirësuar këtë gjendje.

KKVITI

Në këtë takim kryetari Sinani prezantoi disa projekte për komunën e Kamenicës siç janë hapja dhe rregullimi і rrugës: Desivojcë – Vellegllavë, asfaltimi і rrugës Bunari і Kopërrnicës – Penda e Kopërrnicës, asfaltimi і rrugës Shipashnicë e Poshtme – Shipashnicë e Epërme, asfaltimi і rrugës Rogoçicë – Novosellë dhe asfaltimi і rrugës Muçivercë – Kranidell.

Duke e falënderuar kryetarin Sinani për vizitën, ministri Mujota shfaqi gatishmërinë e tij për ta mbështetur Kamenicën. ”Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ministria jonë do të mbështet këto projekte dhe projektet tjera për komunën e Kamenicës dhe së shpejti do ta vizitoj komunën e Kamenicës dhe do të nënshkruajë marrëveshjet e bashkëpunimit në mes komunës dhe ministrisë së infrastrukturës”. tha ministri Mujota./rajonipress/