ARKATANA

Mujota: Infrastruktura, kusht për zhvillim ekonomik

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

​Është bërë përurimi i rrugës Prekallë-Trubohoc me një gjatësi prej 6.4 kilometra dhe gjerësi 5 metra si dhe Tomoc- Kovragë me një gjatësi prej 10 kilometra dhe gjerësi 5 metra në Komunën e Istogut.

Sipas ministrit të Infrastrukturës, Fehmi Mujota, në Komunën e Istogut, kjo ministri në dy vitet e fundit ka investuar rreth 30 kilometra rrugë, madje u shpreh se Komuna e Istogut ka ndihmuar Ministrinë e Infrastrukturës në dy projekte me 180 mijë euro.

Mujota tha se investimet në këto fshatra do të lehtësojnë jetën e qytetarëve, e mbi të gjitha avancimin e bizneseve.

“Mendoj se është bë një zgjidhje shumë e mirë për banorët e të gjitha këtyre fshatrave për lehtësimin e jetës së tyre po mbi të gjitha do të thoja që nga tani edhe bizneset e vogla dhe të mesme janë shumë më të avancuara në këtë drejtim për të bërë bizneset e tyre sepse tashmë janë krijuar lehtësira të mjaftueshme përmes kësaj infrastrukture. Edhe njëherë po dëshmohet se infrastruktura është parakusht për zhvillimin ekonomik. Këtë e dëshmojnë banorët, e dëshmojnë bizneset dhe gëzimi i tyre është edhe një stimulim për neve që të vazhdojmë me investime kudo në Kosovë aty ku bëhet jeta e qytetarëve”, ka thënë Mujota.

Ai tha se janë në përgatitje edhe të një projekti tjetër rreth një milionë euro, që është rrugë rajonale në fshatin Osojan-Rakosh.

Eco Higjiena

Kurse, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, falënderoi ministrin Mujota për bashkëpunim ku tha se bashkëpunimi në mes nivelit lokal dhe qendror ka qenë i shkëlqyeshëm.

Rugova pohoi se rrugët e ndërtuara jo vetëm që do ta lehtësojnë jetën e qytetarëve, por do të ndihmojnë edhe bizneset.

“Dihet se buxhetet komunale janë modeste por aq sa kemi pasur mundësi financiare, buxhetore ne kem participu në këto projekte prandaj shfrytëzoj rastin ta falënderoj ministrin për një bashkëpunim jashtëzakonisht korrekt, në baza korrekte natyrisht në të mirë të qytetarëve të Istogut por edhe të qytetarëve në përgjithësi të Kosovës dhe kjo është tepër e rëndësishme. Këto rrugë jo vetëm që do ta përmirësojnë cilësinë e jetës së njerëzve por do t’i ndihmojnë edhe bizneset e vogla sidomos këtë zonë ku është një fshat i njohur për pemëtari do të thotë një kërkesë e tyre e kamotshme por falë Zotit, falë angazhimit sot jemi në këtë ditë të mirë të përurojmë këto rrugë”, ka thënë ai.

Ndryshe, ministri Mujota ka vizituar edhe ndërtimin e urës në fshatin Zallq të kësaj komune, si dhe asfaltimin e rrugës në fshatin Llukafc dhe Syne-Mojstir.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.