Fundamenti

Mujota: Gati për kontratën për autostradën Prishtinë – Hani i Elezit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Fehmi Mujota në emër të Komisionit Ndërministror për ndërtimin e rrugës 6 Prishtinë- Hani i Elezit, e ka njoftuar kabinetin me Vendimin e Komisionit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e projektit Rruga 6 Autostrada Prishtinë- Hani i Elezit.

Ministri Mujota ka bërë të ditur se Komiteti ka zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme konform ligjeve dhe konform konkurseve ndërkombëtare në projekte të tilla të mëdha, dhe duke respektuar plotësisht të gjitha procedurat tjera për përzgjedhjen e Këshilltarit të Transaksionit, dhe punën e përbashkët të autoritetit kontraktues.

FITORJA

Pas dy viteve pune, Komisioni Ndërministror ka zgjedhur kompaninë Bechtel & Enka si më të suksesshmen në bazë të konkursit të shpallur. “Komisioni Ndërministror ka arritur që ato çështje që janë sqaruar brenda këtij afati kohor t’i aprovoj të tërat, dhe të autorizoj autoritetin kontraktues , në këtë rast Ministrinë e Infrastrukturës, për përfshirjen në kontratën përfundimtare dhe për nënshkrimin e kontratës”, ka bërë të ditur ministri Mujota./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.