FIDANISHTJA

Mujota e Surdulli inspektojnë punimet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, të martën në vizitë zyrtare ka mirëpritur Ministrin e infrastrukturës Fehmi Mujotën i shoqëruar nga zëvendësministri Emin Krasniqi, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Basri Musmurati, deputeti Zenun Pajaziti dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Kryetari Surdulli dhe Ministri Mujota me bashkëpunëtorë, panë nga afër realizimin e projekteve, në komunën tonë. Kryetari Surdulli, falënderoj Ministrin Mujota, për vizitën e bërë dhe për mbështetjen e ministrisë që ai drejton në realizimin e projekteve, sidomos atyre rrugore në komunën e Kamenicës.

Kryetari Surdulli e njoftoi Ministrin Mujota për realizimin e projekteve dhe ato që janë në realizim e sipër në komunën e Kamenicës, si asfaltimi i disa rrugëve lokale me participim të qytetarëve, renovimi i disa shkollave, ndërtimi i objektit të ri të komunës dhe projekte të tjera.

UBT

Ndërsa, Ministri Mujota falenderoi Kryetarin Surdulli për punën e nivelin e lartë të angazhimit të tij rreth projekteve të realizuara dhe ndër të tjera tha:”Ne jemi të interesuar që të ndërtojmë rrugë aty ku kërkohet nevoja e banorëve të Kosovës, pa asnjë dallim në nivel komunash apo çka do tjetër. Ndërtimi i rrugëve është prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, në mënyrë që të ndihmohet jeta e qytetarëve të Kosovës, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit, duke e përfshirë edhe zhvillimin e turizmit, në këto pjesë“.

Ministri Mujota bëri të ditur se Ministria e Infrastrukturës, në komunën e Kamenicës po realizon projekte të ndërtimit të rrugëve në vlerë prej 4 milionë e 343 mijë e 801 euro.
Në këtë komunë janë duke u realizuar këto projekte rrugore:Rehabilitimi i rrugës, Roganë-Hogosht , në gjatësi prej 8 kilometrash, me vlerë të kontratës 490, 116.24 euro. Projekti tjetër, Shipashnicë-Desivojcë, me gjatësi prej 3.5 kilometra, ndërsa vlera e këtij projekti është 617, 685.77 euro. Si projekt tjetër për komunën e Kamenicës është edhe rruga e fshatit Poliqkë, me vlerë financiare 686, 000.00. Në këtë komunë si projekt tjetër është edhe ai Prekovc-Marec-Krilevë, gjatësia e kësaj rruge, është 18.5 kilometra, ndërsa vlera e projektit është 2,550.000./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.