ARKATANA

Mujo Ulqinaku – hero i popullit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

Fluturojnë anë e mbanë bylbylat e Gollakut –
Dhe ia këndojnë një këngë Mujo Ulqinakut !
Mujo Ulqinaku , që shumë e kanë dashtë –
U lind në Ulqin më 1896 !

Mujo Cakuli, i njohur si Mujo Ulqinaku ,
Shtati i tij shkëlqente porsi shtyllë bajraku !
Ishte oficer i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare –
Luftonte armikun kudo ta qes fare !

I njohur për rezistencën e tij , ndaj pushtimit italian –
Ra dëshmorë më datën 7 Prill 1939 !
Gjatë pushtimit italian të Shqipërisë , ra dëshmorë dhe u flijua –
dhe pas vdekjes – Hero i Popullit u nderua !

U lind në Ulqin , më 1896 –
Në një familje t’ vjetër , që shumë e kanë dashtë !
Në një familje t’ ndershme ulqinake qytetare –
Të cilët ishin pronarë vendlindjesh detare !

Që në moshë të re hyri në Ulqin si ndihmëtar ,
dhe më vonë punoi në Shkodër dhe në Lezhë si detar !
Në Durrës , si nënoficer në një nënrepart të marinës –
Ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë !

U vu n’ krye t’ detarëve t’ braktisur nga oficerët tradhtarë ,
Dhe organizoi me ta e me të tjerë vullnetarë ,
Qëndresën e armatosur në portin e Durrësit me e kallë –
Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë !

FIDANISHTJA

Duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë , n’ luftë të zjarrtë –
Në mbrojtje t’atdheut ra në luftim të pabarabartë !
Në Durrës , më 7 Prill 1939, ra dëshmorë lirie –
Duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie !

Pas luftës , Mujo Ulqinaku i kushtohet busti –
I vendosur pranë kullës së kalasë së Durrësit !
Emrin e tij e mbajnë një shkollë në Durrës dhe çdo anë –
Një rrugë në qytetin Fier dhe një në Tiranë !…

Që nga viti 2005 , Kuvendi Komunal solli një vendim të ri –
Një rrugë në Ulqin bartë emrin e tij, plot krenari !
Në vend të emrit që e kishte Ivan Millutinoviq ,
Si dhe një rrugë në Prishtinë , që s’ harrohet hiq !

Në vitin 1979 , në Kinostudion “Shqipëria e Re” –
U filmua dokumentari Lufton Mujo Ulqinaku , plot hare ,
I cili flet për mbrojtjen e tij të Durrësit prej trimërie ,
Emrin e tij e mbajtën edhe disa anije !

Gjilan, 07.04. 2021 vj.

Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.