Eko Higjiena

Muja trimi me shokë shumë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Mujë Krasniqi e Qenë Qena
si shqiponjat me dy krena
ju prinë trimave në epope
që mbi Abëri t’shndrisin rrezet promete

Në atë natë me plot acar
shakullinë me erë murlani
në thellësi errësire
në pritë satan

Duke u sulë me egërsi
e në mënyrë tinëzare
uluritëshin në pusi
bishat barbare

Rreptë seç shkrepën
flaket si rrufe
se aty qëndresë
shumë trima ante

U dridhen lisat
dhe u tund mali
aty me shumë trima
Muja më i pari

Bijën plumbat
sikur me rrëbesh
se me lubi
duke u ndeshë

Mobi Casa

Ishte moti me plot stuhij
ulurima çmendurie
se përplot
bajloza t’zi

Vini hijena nga lindja
veriu e perëndimi
përballë tyre e gjoks me gjoks
aty Muja trimi

Aty trimat e UÇK-së n’thellsi
malesh pranë një prroji
flakë me flakë duke u ndeshë
si kulçedra e dragoi

Lugje e brigje
lëshonin gjamë
andej trimat
u shndrruan n’muranë

U lartësuan në përjetësi
flakadanësh mbi maja të larta
duke shkruar historinë
me rreke gjaku shkronjash të arta.

Me rastin e përvjetorit të betejës së Pashtrikut
Ruzhdi Kqiku

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.