ARKATANA

Muja: Trepça po përdoret për fushatë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kompleksi Trepça, është duke u politizuar shumë dhe po përdoret për fushatë paraelektorale. Kështu u tha në mbledhjen e Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ku u shqyrtua Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Projektligj ky i cili mundëson, që ndërmarrjet të cilat janë në interes madhor për vendin, të shndërrohen në Ndërmarrje Publike.

E një nder këto ndërmarrje e cila me këtë projektligj pritet të shndërrohet në Ndërmarrje Publike është dhe ‘Trepça’, e cila mund të nxirret nga kompetencat e AKP-së.

Shaip Muja, anëtar i Komisionit nga radhët e PDK-së tha se ata janë tëdezorientuar nga mos qartësimi i asaj se çka po mbetet shoqërore dhe çka janë ato njësi, që po kalojnë në njësi publike me këtë ligj.

“Mënyra se si po trajtohet në publik Trepça është duke u politizuar shumë nga shumëkush, përfshirë dhe kryetarin e juaj të partisë. Është një fushatë paraelektorale, e cila nuk ka kuptim që të përdoret, sepse publiku dhe popullata presin me padurim, një formë të zhvillimit të vërtetë ekonomik, por jo të fryhen balona shumë të mëdhenj, para fushatave. Dihet se nuk kemi një qartësi dhe nuk kemi nevojë dhe një nxitim, i cili mund të ndodh të mos jetë shumë efiçient”, tha ai.

Hidromorava

Por me këtë konstatim nuk u pajtua ministri i zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli. Ai tha se çështja e Trepçës, është interes mbi partiak dhe se këtë kompleks, nuk e ka vizituar vetëm shefi i tij, por dhe lider të tjerë partiak të vendit. “Çështja e Trepçës, është interes mbi interesat partiake. Aq më tepër ju e dini se në rend të parë, kryeministri ka qenë ai që ka vizituar Trepçën. Pastaj më vjen mirë që herën e fundit, ishte dhe kryetari i LDK-së në Trepçë. Dhe kjo veç tregon dimensionin e Trepçës, që nuk ka të bëjë fare me një parti, por ka të bëjë me interes mbipartiak”, tha ai.

Ismajli tha se jo vetëm Trepça, por edhe ndërmarrjet tjera shoqërore, të cilat janë në administrimin e AKP-së, do të mund të transformohen në ndërmarrje publike.

Ndryshe, me këtë projektligj, parashihet që me propozim të Qeverisë, Kuvendi i Kosovës mund të marrë vendim, që ta heq nga kompetenca e AKP-së ndonjë ndërmarrje shoqërore, ose njësi të caktuara organizative të një NSH, përfshirë asetet e tyre dhe të autorizojë ndërmarrjet shoqërore, t’i regjistrojë si ndërmarrje publike. Kuvendi i Kosovës e merr këtë vendim nëse për një veprim i tillë, ekziston një interes madhor publik. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.