ARKATANA

Muharremaj: S’kemi pasë nevojë për Gjykatën Speciale, nuk kemi luftuar në Serbi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj vlerëson se Kosova nuk ka pasur nevojë që ta formojë Gjykatën Speciale, shkruan Gazeta Express.

Muharremaj, si njëri nga ish-deputetët të cilët nuk e kishin votuar Specialen, konsideron se formimi i saj është i dëmshëm për vendin.

ARKATANA

“Unë kam qenë deputet në parlamentin e Kosovës dhe nuk e kam votuar Gjykatën Speciale dhe nuk ka pasur nevojë për Gjykatë Speciale. Kemi bërë një luftë të drejtë çlirimtare kështu që ne na sjellë dëm kjo gjykatë, por besoj që edhe kjo do të tejkalohet gjë që kemi argument që ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare”, ka thënë kryetari i Komunës së Suharekës.

“Ne nuk kemi shkuar për të luftuar në Serbi, por ata kanë ardhur për të luftuar këtu. Qëllimi ynë ka qenë me luftu për vendin, me pasë demokraci si të gjithë popujt që jetojnë në Ballkan”, thotë tutje ai për EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.