Muharrem Sadiku, radiologu i përkushtuar që investoi dhe u rrit bashkë me Kosovën
Gjilan – Në fushën e radiologjisë në Anamoravë, emri i Muharrem Sadikut zë vend të veçantë. I formuar profesionalisht në QKUK dhe i angazhuar prej vitesh në shërbim të pacientëve të kësaj ane, ai njihet si një ndër specialistët më të përkushtuar dhe më të respektuar të radiologjisë në Kosovë. Me profesionalizëm të palëkundur dhe me vendosmërinë për të mos e braktisur vendin, Sadiku ka investuar fuqishëm në sistemin shëndetësor privat, duke dëshmuar se suksesi ndërtohet aty ku punon me zemër.
Anamorava ka arsye të jetë krenare për radiologët e saj, dhe padyshim njëri nga emrat kryesorë është Muharrem Sadiku, profesionist i spikatur, i saktë, i qetë në vendimmarrje dhe i pandalshëm në angazhimin për pacientin.
Me vizion të qartë dhe vullnet të fortë, ai udhëheq me sukses poliklinikën private UNICAMED, një institucion që brenda një periudhe shumë të shkurtër ka fituar besimin e qytetarëve. E hapur në prill të këtij viti, UNICAMED ka shënuar rritje të shpejtë dhe sot konsiderohet një prej qendrave më të organizuara dhe më profesionale në regjion. Autoriteti i Sadikut dhe kompetencat e stafit të tij kanë qenë kyçe që kjo poliklinikë të bëhet destinacion i sigurt për pacientët nga të gjitha rajonet e Kosovës.
Muharrem Sadiku, menaxher dhe specialist radiolog, thekson se një institucion i tillë ka munguar prej kohësh në Anamoravë. Ai shprehet krenar që ka arritur të formojë një ekip të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe të pajisur me profesionalizëm të lartë. UNICAMED çdo ditë po dëshmon kredibilitet, duke ofruar diagnoza të sakta, trajtim cilësor dhe qasje humane ndaj pacientit.
Për një periudhë të shkurtër, numri i pacientëve është rritur ndjeshëm, ndërsa stafi vazhdon të jetë në dispozicion të tyre në çdo kohë. Sadiku vlerëson lart gatishmërinë e ekipit, i cili po provon në praktikë standardet më të mira të radiologjisë moderne dhe të mjekësisë në përgjithësi.
Poliklinika ka partneritet profesional me laboratorin Biohit, ndërsa ofron shërbime të gjera në mjekësinë familjare, specialistike dhe subspecialistike, si dhe analiza laboratorike të të gjitha niveleve. Diagnostika është një nga pikat e forta të UNICAMED, me Radiologji të avancuar (CT, rëntgen dhe ultrazë), salla të intervenimeve kirurgjike, kabinetë specialistikë, hapësira komode për pritje, laborator modern dhe ambiente të dedikuara për stafin.
Çmimet janë të arsyeshme dhe ndër më konkurrueset në rajon, duke e bërë këtë qendër një zgjedhje të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë trajtim profesional dhe standard të lartë shërbimi.
Muharrem Sadiku mbetet shembull i një profesionisti që i ka dhënë Kosovës shumë më tepër sesa thjesht shërbim shëndetësor, ai i ka sjellë përkushtim, cilësi dhe vizion./rajonipress/


