Mobi Casa

Muharrem Maliqit “Ciri” nuk ju realizua ëndrra e tij jetësore

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Njeriu gjatë jetës së tij asnjëherë nuk mund t`i realizon ëndrrat e tij jetësore, një ëndërr të tillë nuk mundi ta realizon edhe ish punëtori më i madh i futbollit në Gjilan, Muharem Maliqi i cili para tri vitesh patë ndërruar jetë.

Maliqi në moshën 75 vjeçare kishte ndërruar jetë dhe konsiderohet njeriu i cili tërë jetën ia kushtoi futbollit. Ai për 40-vite ishte njeriu i cili çdo futbollisti i kishte dal në ndihmë, ai në futboll i kishte kryer të gjitha funksionet në KF C. Zvezda të Gjilanit, por ishte edhe donatori më i madh jo vetëm në Gjilan, por mbarë Kosovën.

Kur jemi në fillim të Kampionatit Evropian i cili po mbahet në Francë dhe pjesëmarrja e Kombëtares së Shqipërisë në këtë Kampionat ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek populli shqiptarë kudo që jetojnë ata.

Për Muharrem Maliqin i cili asnjëherë nuk pushoi gjerë në vdekje kishte një ëndërr që Kombëtarja e Shqipërisë të merr pjesë në Kampionat Evropian apo Botëror, por ëndërr kishte që edhe Kosova të jetë në këto kampionate Evropiane e Botërore, por mjerisht kjo ëndërr nuk u realizua asnjëherë, pasi vdekja e mori në Maj të vitit 2013.

Maliqi i cili njihej si punëtorë i pa lodhur për futbollin e Gjilanit dhe atij të Kosovës, shumë herë për 40-të vite të aktivitetit të tij sportiv ju kishte dalë në ndihmë çdo futbollisti me mjetet e tij financiare duke ju krijuar kushte optimale gjatë karrierës së tyre futbollistike.

Maliqi i cili ishte dashuruar në lojën e futbollit dhe në popullin e tij në vitin 1990, kur forcat e dhunshme serbe e suprimuan sportin e Kosovës në mënyrë demonstrative kishte braktisur fushën e blertë të futbollit duke kundërshtuar shumë rreptë këto forca të dhunshme.

ARKATANA

Ky njeri i futbollit kishte kontribuar me të madhe për të sjellë skuadrën nga Shqipëria Lokomotivën e Durrësit në vitin 1978 në Gjilan duke realizuar ëndrrën e tij jetësore për tu përballur me një klub nga Shqipëria.

“Alfa Omega” e sportit Gjilanas, Maliqi gjithmonë ishte optimist se me largimin e pushtetit Komunist shumë shpejt Kombëtarja e Shqipërisë dhe e Kosovës do të jenë në arenat sportive Evropiane e Botërore.

Shumë dashamirë të futbollit si nga futbollistët njëashtu edhe nga stafi punues të futbollit Gjilanas me fjalë të mëdha përkujtojnë jetën, veprën dhe kontributin që ka dhënë për të mirën e futbollit dhe popullit të tij.

“Ai ka qenë njeriu i cili në momentet më të vështira kush ka pasur nevojë i ka dal në ndihmë, ai ka qenë baba i futbollit Gjilanas, ka qenë njeri i përkushtuar ëndrra e tij ka qenë që futbollistët Shqiptarë të jenë në Kampionate të ndryshme, ai ka pasur zemër të madhe të njeriut, ka pasur vizion të madh për çdo gjë, ka qenë shumë largpamës dhe me shumë respekt i përkujtojmë veprat e tij, asnjëherë nuk do të harrohen.

Muharremi është njeri i papërsëritshëm, do t`i mungon shumë futbollit dhe qytetarëve të Gjilanit”, me respekt thekson Enver Hyseni, ish futbollist dhe udhëheqës për shumë kohë në futbollin Gjilanas.

Muharrem Maliqi “Ciri” ka ndihmuar shumë në luftën e fundit në Kosovë, çdo njeri i cili ka trokitur në derën e tij ka gjetur mbështetje ndërsa rrugës së Muharremit janë edhe familja e tij të cilët janë të njohur për kontributin e tyre./sylejman ismjali/rajonipress/