Muhamet Mustafa: Këto gjashtë vite arritje veç në rrugë e infrastrukturë

Profesori i ekonomisë dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Muhamet Mustafa ka thënë se Republika e Kosovës në 6 vjetorin e pavarësisë së saj, nuk ka pasur zhvillime të mëdha ekonomike. Sipas, tij disa akne menduar se problemet ekonomike dhe ato të demokracisë do të zgjedhën me pavarësimin e vendit.
“Shumë kanë menduar se pavarësia vetvetiu do t’i zgjidh të gjitha problemet tona të zhvillimit ekonomik dhe te demokracisë. Të tjerët kane menduar se miqtë tanë do ta mbjellin tek ne si një pemë demokracinë dhe ekonominë konkurrente”.
“Këto gjashte vite ka edhe arritje ( rrugët e infrastruktura) po ka shumë edhe procese degraduese. Po ne kemi një shtet tani që do të zhvillohet për aq sa ne e duam dhe punojmë pa hile . Kënd ta urrejmë mos punën tonë, hipokrizinë , apatinë dhe kriticizmin nga anash. Për secilin ka një fushe betejë aty ku punojmë dhe ka një betejë që të rrisim intolerancën ndaj korrupsionit dhe uzurpimit të shtetit e institucioneve demokratike. Bërja sehir dhe poshtërimi i gjithçkaje nuk është produktive”, ka shkruar Mustafa në facebook.