ARKATANA

Muhamet Halili vjen me librin e tij të parë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Libri më i ri i Muhamet Haliti i titulluar “Fundi i heshtjes” ka dal nga shtypi në këtë fundvit si një dhuratë në fushën e letrave i botuar nga shtëpia botuese “Beqir Musliu”. Avni Rudaku njëri nga recensentët ka thënë se temat të cilat shtjellohen në tregimet e Muhamet Halilit, janë tema të përditshmërisë, kontekstit të etnopsikologjisë shqiptare.

Shtëpia botuese “Beqir Musliu” ka nxjerr nga botimi librin më të ri të Muhamet Halilit i titulluar “Fundi i heshtjes”.

Sabit Rrustemi i cili pandalshëm ka punuar me tërë pasion e vrull edhe ngjatë vitit 2014 ka shkruar me të drejtë.”Çfarë dhurate tjetër prisni nga ne pos, një Libër të Ri… Ai Libër vjen me një Tufë tregimesh nga një autor që hyn në fushën e letrave, po me një vrull të ri dhe, erë të re “.

Libri është pritur mirë edhe nga recensentët Avni Rudaku e Imer Topanica.

Avni Rudaku ka thënë për librin se aty shtjellohen tema të përditshmërisë, kontekstit të etnopsikologjisë shqiptare, arketipave jungianë dhe frojdianë, besëtytnive popullore, ndikimet e dokeve dhe traditave kulturore në sjelljen tonë, dhe me këto ai godet me ironi të mprehtë realitetin shoqëror e politik.

United Hospital

“Në fakt të gjitha temat e nëntemat, tregimtari Halili i instrumentalizon në funksion të kritikës së fenomenologjisë shoqërore, prej një pozicioni të vrojtuesit të ftohtë e neutral, pa i dhënë drejtimin personazheve të tij në tregime, se si do të duhej të vepronte njëri apo tjetri personazh” ka shkruar Rudaku.

Edhe Imer Topanica ka thënë se autori i këtyre tregimeve i jep një pasqyrim besnik botës sonë shpirtërore. Në këtë libër ke portretin e fshatarit, mjekut, taksistit etj, ka thënë Topanica.

Ndryshe “Fundi i heshtjes” është libri i parë i Muhamet Halilit.

Libri është mbështetur financiarisht nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri si dhe Farmacia “Iris Illirica”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.