Muhamet Ajrullahu, shembull i heroizmit, se si duhet shteti e vendi edhe kur ndodhet në kriza të rënda

Gjilan – Muhamet Ajrullahu është ndër të paktët biznesmen që po e ndihmon Gjilanin dhe të gjitha kategoritë që kanë nevojë për ndihmën e tij. Ka përkrahur policinë, zjarrfikësit, pushtetin komunal, Zhegrën, familjet skamnore, kategoritë e dalura nga lufta dhe shumë veprimtari tjera. Mijëra maska e dorëza ka shpërndarë vetëm këto dy ditë Muhamet Ajrullahu dhe realisht është shndërruar në një hero dhe në një shembull se si duhet të ndihmohet e përkrahet shteti dhe institucionet e saja, edhe atëherë kur ato ndodhen në situata të rënda.
Muhamet Ajrullahu pronar i gjigantit të kompanisë ndërtimore “AR – KATANA” tashmë është bërë një nga figurat më të pranuara dhe më të njohura në Gjilan e më gjerë për aktivitetin e tij human.
Muhamet Ajrullahu mund të jetë njëri nga biznesmenët e paktë që ka përfituar diçka nga shteti apo qeverisja komunale, ndërsa ka dhënë shumë dhe ka përkrahur çdo aktivitet nacional e lokal që ka qen në interes të vendit.
Thotë se të gjitha këto ndihma nuk i bënë për famë e as për marketing, thjeshtë i bënë nga ndërgjegjja e tij për të qenë më afër atyre që kanë nevojë në këso situata të rënda.
“Unë jam betuar se do ta ndihmojë vendin e shtetin dhe mos harroni se këto mjete që unë investojë janë të fituara me mund e djersë, janë të fituara nga djersa e krejt familjes sime e cila është e angazhuar e tëra në kompaninë time” u shpreh Ajrullahu.
Muhamet Ajrullahu ka bërë atë që realisht nuk ka arritur ta bëjë as shteti. “Kam dërguar ndihma edhe në komunën e Vitisë dhe kam furnizuar edhe në shumë fshatra e vende tjera, ku e kemi parë të udhës se duhet të jemi të pranishëm” tha Ajrullahu.
Pronari i kompanisë “AR – KATANA”, pothuajse në çdo festë ndihmon dhe jep kontribut për të gjitha kategoritë e dalura nga lufta dhe familjet skamnore.”Unë vetëm po e kryej një pjesë të obligimit tim dhe do të mundohem gjithmonë dhe përherë të jem në funksion të anës humane sepse kështu më kanë mësuar të parët e mi” tha Ajrullahu./rajonipress/