Ecohigjiena

Muhamet Ajrullahu, një gjest i madh humanitar: Dhurohet një shtëpi mbi 100 metra katrorë për një familje të një polici në Gjilan

Muhamet Ajrullahu, një gjest i madh humanitar: Dhurohet një shtëpi mbi 100 metra katrorë për një familje të një polici në Gjilan

Gjilan – Bamirësia merr kuptimin e saj më të bukur atëherë kur shndërrohet në vepra konkrete, që ndryshojnë jetën e njerëzve. Një shembull i tillë vjen nga Gjilani, ku Muhamet Ajrullahu, përmes kompanisë “Arkatana”, ka realizuar një akt të veçantë humanitar, duke dhuruar një shtëpi të re për një zyrtar të Policisë së Kosovës dhe familjen e tij.

Bëhet fjalë për një shtëpi me sipërfaqe mbi 100 metra katrorë, e ndërtuar në një lagje të re në Gjilan, së bashku me tri ari truall. Ky donacion është pranuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila do t’ia ndajë atë një zyrtari policor në këtë komunë, me synimin për t’i krijuar atij dhe familjes së tij kushte më të mira jetese.

Dorëzimi i çelësave është bërë në një ceremoni simbolike, duke shënuar përmbylljen e këtij projekti humanitar dhe realizimin e një ndihme me rëndësi të jashtëzakonshme për familjen përfituese.

Mobicasa

Ky gjest i Muhamet Ajrullahut dëshmon se suksesi dhe zhvillimi ekonomik marrin një dimension edhe më të vlefshëm kur shoqërohen me ndjeshmëri njerëzore, solidaritet dhe përgjegjësi ndaj komunitetit.

Ajrullahu, i cili shquhet për bamirësi dhe kontribut në vepra humane, përmes këtij donacioni ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm: ndihma më e madhe nuk matet vetëm me vlerën materiale, por me ndryshimin që sjell në jetën e dikujt.

Në një kohë kur shumë familje përballen me sfida ekonomike dhe sociale, veprime të tilla marrin një domethënie të veçantë. Ato dëshmojnë se solidariteti nuk duhet të mbetet vetëm një fjalë e bukur, por duhet të jetë pjesë e kulturës sonë qytetare dhe e përgjegjësisë ndaj njëri-tjetrit.

Kontributi i Muhamet Ajrullahut dhe kompanisë “Arkatana” është një shembull i mirë se si iniciativa private mund të shndërrohet në mbështetje konkrete për njerëzit dhe komunitetin.

Sepse një shtëpi nuk është vetëm mure dhe kulm mbi kokë. Është siguri, dinjitet, shpresë dhe mundësi për një fillim më të mirë.

Njoftimi i plotë i Sindikatës së Policisë së Kosovës
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar:

“Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar nga donatori Arkatana një shtëpi të re, me sipërfaqe mbi 100 m² dhe me 3 ari truall, në një lagje të re në Gjilan. Kjo shtëpi do t’i dhurohet nga Sindikata një zyrtari policor në Gjilan, në mbështetje të zyrtarit policor dhe familjes së tij.

Në një ceremoni simbolike është bërë edhe dorëzimi i çelësave të shtëpisë, duke shënuar përmbylljen e këtij projekti dhe një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira të jetesës për familjen përfituese.

Ky projekt është rezultat i angazhimit sindikal dhe i bashkëpunimit konkret në mbështetje të anëtarësisë, duke dëshmuar se solidariteti dhe përgjegjësia sindikale marrin kuptim përmes veprave konkrete.

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh mirënjohje për donatorin Arkatana për bashkëpunimin dhe kontributin në realizimin e këtij projekti.

Angazhimi ynë vazhdon, në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së zyrtarëve policorë dhe familjeve të tyre.”/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.