Muhamet Ajrullahu e ndihmon financiarisht sportisten nga Zhegra, Alije Hamiti
Gjilan – Të mërkurën sipas premtimit paraprak, pronari i “A. R. KATANA”, Muhamet Ajrullahu i dorëzoi sportistes nga Zhegra Alije Hamiti, e cila përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror në ngritje peshash, biletën kthyese Prishtinë – Europë – Houston si dhe shpenzimet njëmujore të qëndrimit atje, hotelit, ushqimit dhe nevoja tjera personale.
“Ne e falënderojmë z. Ajrullahu, sidomos marrë parasysh që thirrjes publike për përkrahje financiare nuk iu përgjigjën organe të ndryshme, shoqata dhe personalitete të njohura, megjith premtimin paraprak. Falënderojmë poashtu z. Demush Ramadani dhe z. Nazim Huruglica të cilët dhanë kontribut mbështetës me nga 100 €. I dëshirojmë shëndet dhe suksese në vazhdimësi Muhametit me Kompani, kurse Alije Hamitit rezultate dhe medalje në SHBA” ka shkruar në rrjetet sociale këshilltari komunal Shemsedin Elezi./rajonipress/


