RCCOLA

Muhamed Ismajli ndau 5500 euro për 110 familje me jetim

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Të mërkurën në ambientet e xhamisë “ATIK”, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndau një shumë prej 5500 euro për fëmijët jetim të Komunës së Gjilanit.

Secila familje që kishte jetim të regjistruar në KBI në Gjilan ka përfituar nga 50 euro, tani më kur jemi në ditët e fundit të Ramazanit.

Uji Dea

Ndërsa këto mjete modeste do t’ju shërbejnë për festën e Bajramit. Vlen të theksohet se këto mjete të ndara sot janë mjetet nga kursimet personale të Muhamed Ismajlit i cili jeton dhe punon në Zvicër./rajonipress/