RCCOLA

Muçibaba fshati kufitar i pa shkelur, tash e tetë vite nga Komuna

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Vehid Ibrahimi i cili jeton në kushte ekstreme në Muçibabë thotë se janë bërë 8 vite që komuna e Gjilanit nuk e ka bërë asnjë investim në këtë fshat. Nuk kemi as ujë, as rrugë, as shkollë, jemi dy familje, unë jetoj në shkollë e tjetri në mal.

Vehid Ibrahimi pothuajse është zëri i vetëm që kohë pas kohe mundohet të reflektojë përmes reagimeve të tij tek pushteti komunal.

Mobi Casa

Vehid Ibrahimi jeton në kushte të rënda dhe ekstreme, ndërsa thotë se po bëhen tetë vite që askush nga komuna e Gjilanit nuk përkujdeset për këtë fshat kufitar. “Jetojmë në kushte të rënda, unë jetojë në shkollë kurse një familje tjetër jeton në mal. Jemi keq sepse nuk kemi as ujë, as rrugë e as shkollë. Komuna e Gjilanit deri më tani vetëm me premtime është marrë sepse asnjë investim nuk e ka realizuar” u shpreh Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se kushtet e rënda të jetesës kanë ndikuar që shumë familje mos të kthehen në fshat, ndërsa edhe ato pak familje që janë, po ikin nga vendlindja. “Kërkojmë urgjentisht që komuna e Gjilanit të merret seriozisht me familjet e mbetura në këtë fshat sepse tani po vjen dimri dhe kushtet e jetesës janë shumë të rënda dhe të papërballueshme” u shpreh Ibrahimi./rajonipress/