RCCOLA

Mubarak: Gjithnjë jam kujdesur për të varfërit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, i ka bërë komentet e tij të para për media, prej se ishte arrestuar para dy vitesh, për bashkëpunim në vrasjen e afro 900 protestuesve, në vitin 2011.

Në komentet e publikuara sot, zoti Mubarak tha se është “i shqetësuar” për situatën në Egjipt dhe për vuajtjet e të varfërve dhe shtoi se gjithnjë ishte “në anën e të varfërve” dhe “kishte refuzuar të ndërmarrë ndonjë masë kundër tyre”.

Ish presidenti Mubarak theksoi se beson se gjeneratat e ardhshme për të do të gjykojnë në mënyrë korrekte.

Mobi Casa

Hosni Mubaraku, 85 vjeçar, tha se është shumë herët të vlerësohet presidenti aktual i Egjiptit, Muhammad Morsi.

Mubarak është paraqitur dje në një gjykatë, në përsëritjen e procesit kundër tij.

Vendimi i mëparshëm me dënim me vdekje është kthyer prapa për shkaqe procedurale.