Muamer Abdullahu, portier, trajner e polic
Gjilan – Qyteti i Gjilanit me vite të tëra ka dhënë emra të ndryshëm në sferën e sportit, njëri ndër ta është edhe ish-portieri i C. Zvezdës së Gjilanit dhe Dritës, Muamer Abdullahu.
Abdullahu asnjëherë që nga mosha 16 vjeçare nuk ju nda futbollit, ai në supet e tij kishte një karrierë 15 vjeçare duke dhënë kontributin e tij në fusha të futbollit.
55 vjeqari Muhamer Abdullahu kishte filluar karrierën në vitin 1976 duke kaluar të gjitha kategoritë në KF C. Zvezda të Gjilanit. “Ishte një kohë e artë për futbollin e Gjilanit kemi pasur trajnerë të mëdhenj, por edhe futbollist shumë cilësor gjithçka ka qenë në vendin e duhur por edhe kushtet kanë qenë shumë më të mira se sot që i kanë këto gjenerata”, shprehet për rajonipress ish portieri Abdullahu.
Ky portier i dalluar për shumë gjenerata të cilat i kujtojnë kishte mbrojtur edhe portën e KF Drita për dy stinore duke dëshmuar cilësi të larta të portierit.
“Kanë qenë vite kur lulëzonte futbolli në komunën e Gjilanit për çdo stinorë dilnin emra të talentuar të futbollistëve të cilët më vonë me paraqitjet e tyre të shkëlqyera bënë që futbolli Gjilanas e Kosovar të krenohej me emrat e shumë futbollistëve”.
Ish “Gardiani” Abdullahu nuk ju nda në asnjë moment futbollit gjatë viteve kur futbollistët kosovarë ishin të detyruar të luanin nëpër livadhe e ara të ndryshme të Kosovës, Abdullahu dha kontributin e tij për gjeneratat e reja.
“Ishin kohë të vështira për sportin Kosovar e njëashtu edhe për popullin e Kosovës gjithçka ishte nën okupim por dëshira e madhe që të rinjët të mos mbesin pa dashurin e tyre të futbollit në vitin 1995-1999 isha në KF Drita si trajner dhe krenohem me punën që kam bërë gjatë këtyre viteve”, kujton Abdullahu.
Pas çlirimit të Kosovës Abdullahu gjerë në vitin 2004 ishte në KF Gjilani ndërsa nga 2004 gjerë në 2006 ishte në KF Drita duke ushtruar zejen e trajnerit.
“Edicioni i parë pas luftës ka qenë shumë nostalgjik pas 10 vitesh u kthyem në shtëpinë tonë të dytë në stadiumin e qytetit në Gjilan. Kanë qenë momente shumë prekëse bile me disa ish bashkëlojtarë rikthimin në stadium e kemi pasur me lotë në sy ka qenë shumë emocionuese”, shprehet Abdullahu.
Gjatë vitit 2009-2013 ish ‘gardiani’ e trajneri Abdullahu ushtron zejen e trajnerit në shkollën e futbollit në KF Gjilani duke ju hapur dije talenteve të rinjë të futbollit.
“Të punosh me kategori të reja është kënaqësi pasi para vetës ki shumë talent të rinjë, jam shumë i lumtur që kam pasur rastin të përcjell shumë gjenerata të reja të cilët sot me plot sukses mbrojnë ngjyrat klubeve të qytetit por edhe të Kosovës e jashtë saj”.
Abdullahu nuk është i kënaqur me tretmanin që ju behët të rinjëve sidomos atyre të moshës 16 vjeçare.
“Është shumë e dhimbshme që këta talent lihen pasë dore nga klubet e qytetit dhe sjellin futbollist nga jashtë që as për së afërmi nuk e kanë kualitetin e tyre kjo është një dukuri shumë e keqe nga klubet e qytetit të Gjilanit, e kjo praktikë është edhe ne klubet tjera të Kosovës duke mos ju dhënë rastin këtyre talentëve të futbollit”, shprehët Abdullahu.
Muamer Abdullahu kurrsesi të ndahet nga futbolli ai tani ka marrë edhe Licencën B të futbollit dhe pritet shumë shpejt t`i rikthehet futbollit pasi në dy vitet e fundit nuk ishte shumë aktiv pas disa problemeve shëndetësore të cilat i kishte në familje të cilat përfunduan me fatalitet.
I dashuruar pas sportistëve dhe pas popullit Abdullahu që në vitin e 2000 me nderë vesh uniformën e Policisë së Kosovës si (zyrtar policor).
“Ashtu siç e kam mbajtur uniformën sportive për 15 vite në mënyrë aktive, ashtu e mbaj me nder edhe uniformën e Policisë së Kosovës jap kontributin tim maksimalë për të mirën e popullatës jam shumë i nderuar që kam përkrahje edhe nga sportistët por edhe nga qytetarët e qytetit të Gjilanit gjithmonë do të jem në shërbime të atdheut tim në të cilin jam rritur dhe po plakem së bashku me sportistët e qytetarët e vendit tim”, shprehet në fund Abdullahu./rajonipress/


