UBT

Muajt e ardhshëm do të jenë muajt e dëshpërimit të madh për gjilanasit, qeverisja e udhëhequr nga VV nuk ka sjell asnjë grant të vetëm

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror z. Lutfi Haziri, ka thënë se qeveria komunale e udhëhequr nga VV as pas 17 muajsh nuk ka sjell asnjë grant të vetëm për komunitetin.

Mashtrimi i madh është lexuar drejt nga qytetarët dhe tash qytetarët po kalojnë në dëshpërimin e madh.

Javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë muajt e dëshpërimit të madh, ngase qeverisja e Gjilanit nuk e ka sjell asnjë grant të vetëm nga ndonjë partner i brendshëm apo i jashtëm, ka 17 muaj që nuk ka asnjë investim të ri kapital dhe të gjitha projektet e mëhershme të sjella në Gjilan po trajtohen si të huaja. Ka vonesa në ndërtimin e magjistraleve duke shkaktuar kokëçarje, bizneset po humbin dhe krejt kjo po bëhet ngase projektet e dikurshme po trajtohen si të huajat.

Uji Dea

Edhe tregimi i autostradës ka nisur të bëhet si tregimi i Mirushës dhe i Urës së Shenjtë, ngase pas dy vite e gjysmë ajo do të ritenderohet dhe pritet t’i rritet vlera dhe nuk ka dritë në fund të tunelit.

Gjilani po trajtohet si qytet i huaj e komunitet i përjashtuar, si regjion që nuk është prioritet i kësaj qeverie. Gjilani është kryeqendër arsimore, administrative, politike, ekonomike, e sigurisë, por që tani është në pritje. Po shkohet në hapa mbrapa, po degradohen projektet, projekti Mirusha po degradohet, impianti është bllokuar, nuk ka buxhetim për stadiumin e shumë mangësi të tjera. është fatkeqësi qeverisja e tashme po bënë me gisht nga e kaluara, por që në fakt nuk po di dhe po mundohet që mospunën e vet po mundohet ta mbulojë duke bërë me gisht nga e kaluara. Ka ardhur kohe që të bëhemi gardianë të projekteve tona, t’i ruajmë e mos të lejojmë të shkojmë mbrapa dhe ta ruajmë vlerën që e kemi në Gjilan, ka thënë Lutfi Haziri. /rajonipress/