Hidromorava

Muajin e ardhshëm Presheva do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme lokale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presheva më 24 dhjetor do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme lokale. Në këtë garë për 38 ulëse në Kuvend garojnë më se shtatë parti shqiptare dhe disa serbe.

Partitë politike aktualisht janë në fazën e dorëzimit të listave, ato pretendojnë fitore ndaj njëra-tjetrës, por nuk dihet nëse mandati do të jetë dyvjeçar apo më i shkurtër për shkak të paralajmërimeve të ndryshimeve kushtetuese në Serbi.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 24 dhjetorit në Komunën e Preshevës, pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar më se shtatë subjekte politike shqiptare dhe disa serbe.

Partitë politike tashmë janë në fazën e përgatitjes së listave të tyre zgjedhore, ndërsa afati për dorëzimin e tyre është tetë dhjetori, kur edhe zyrtarisht fillon fushata paraelektorale.

Uji Dea

Zeçirja Miftari, tha se KKZ Kuvendin e Preshevës e përbëjnë 38 këshilltarë komunal, sipas rregullave shumica e tyre e zgjedhin kryetarin e komunës dhe atë të Kuvendit.

Përfaqësuesit e partive më të mëdha politike, kanë shpreh gatishmërinë e tyre për pjesëmarrje në zgjedhje ndërsa secili pretendon se do t`i fitojë zgjedhjet.

Ende nuk dihet nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme do të sigurojnë mandatin dy vjeçar për partitë politike të cilat do të formojë shumicën në Kuvendin e ardhëm.

Apo ky mandat do të jetë më i shkurtër për shkak të ndryshimeve kushtetuese në Serbi të cilat në vazhdimësi paralajmërohen, e po qe se ndodhin atëherë do të shpallen zgjedhje në të gjitha nivelet, thonë përfaqësuesit politik./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.