ARKATANA

Muaji i mërgimtarëve mobilizon komunën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nën moton “Muaji i mërgimtarëve – ti je pjesë e atdheut” dhe nën organizimin e zyrës së kryetarit të komunës së Gjilanit janë paraparë dhjetëra aktivitete kulturore, sportive, ekonomike, debate të ndryshme, koncerte etj. Lutfi Haziri thotë se mërgimtarët janë bërthama zhvillimore e Anamoravës.

Komuna e Gjilanit për nder të muajit të mërgimtarëve ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e saja duke qenë sa më afër mërgimtarëve të cilët muajin korrik e shfrytëzojnë për të qëndruar në vendlindjen e tyre.

Komuna tashmë ka bërë publike edhe tërë agjendën programore e cila shihet se është mjaft e pasur dhe e ngjeshur.

Zyra e Lutfi Hazirit është përkujdesur që kësaj radhe duke filluar nga 18 korriku deri më 31 korrik 2016 të zhvillojë aktivitete sportive, kulturore, arsimore, njohëse, debatuese, koncerte e filma të ndryshëm.

UBT

Do të ketë programe e shfaqje teatrale, debat me të rinjët për të diskutuar rreth rolit të mërgatës dhe do të ketë një panair regjional.

“Mërgimtarët janë bërthama zhvillimore e Anamoravës dhe ne do të jemi në shërbim të tyre tërë kohën” u shpreh Lutfi Haziri.

Haziri është i bindur se për mërgatën asnjëherë nuk është e mjaftueshme, por kësaj radhe ata do të kenë shumë mundësi dhe alternativa për të zgjedhur programin ose aktivitetet që ata preferojnë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.