Fundamenti

“Muaji i mërgatës” të filloj në kohën kur mërgimtarët ndodhen në Kosovë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Nëse “Muaji i Mërgatës” fillon pa prezencën e bashkatdhetarëve tanë, atëherë nuk e di pse do të duhej të quhej “Muaj i Mërgatës” thotë Arta Haziri Nuhiu këshilltare komunale nga radhët e AAK-së.

Nuhiu tha se në mbledhjen e Komitetit për Kulturë, Rini, dhe Sport, pas shqyrtimit të kërkesës nga Klubi Hendbollistik “Zhegra”, si anëtare e këtij komiteti, kam kërkuar që të mbështetet kjo kërkesë duke e vlerësuar si të arsyeshme dhe shumë të nevojshme.

Mobi Casa

“Poashtu, kam propozuar që “Muaji i Mërgatës” të filloi në kohë të përshtatshme, gjegjësisht në kohën kur mërgimtarët gjinden në Kosovë. Nga vitet e kaluara mësojmë se ky muaj ka nis në kohë të papërshtatshme, kur ende diaspora jonë nuk gjendej e tëra në Kosovë. Në kuadër të këtij muaji, kërkova të kemi më shumë aktivitete për fëmijë”.

Ajo thotës e nëse “Muaji i Mërgatës” fillon pa prezencën e bashkatdhetarëve tanë, atëherë nuk e di pse do të duhej të quhej “Muaj i Mërgatës”.” Vërejtje tjetër imja në këtë takim ishte edhe për procesin e aplikimit për Mirënjohje nga komuna. Si proces, konsideroj se është pa vend, i panevojshëm dhe aspak i mirë. Institucionet e komunës duhet të jenë në gjendje ti identifikojnë njerëzit më kontribuues në komunën e Gjilanit. Në fund kërkova që kreu i komunës të ketë në fokus investimin ne sport, një sektorë i lënë anash dhe si i tillë i vetmi që po na bënë krenar. Nuk e di sa kemi të drejt të krenohemi me ata për të cilët bëjmë shumë pak, ose aspak” ka thënë Nuhiu./rajonipress/