HW

Mu dogj zemra prej merakut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Mu dogj zemra prej merakut –
T’ dal t’ ia shoh malësinë Gollakut !
Mora rrugë për Kamenicë –
Për Gollak me dalë jam nisë !

Mora rrugën luginës së kocit –
Për rreth lumit t’ dy fshatrave t’ Hajnocit !
N’ krah të djathtë , te Gurët e Ngulur u ktheva luginës –
Nëpërmes të dy fshatrave të Meshinës !

Kur dola në krye t’ fshatit të Meshinës –
U ktheva djathtas luginës s’ lumit t’ Obërshinës !
Lugut t’ lumit ec e ec –
Der’ sa mbërrina në Tugjec !

Karshi lumit të Obërshinës –
Pashë themelet e vendlindjes !
E pashë Diellin plotë me dritë –
Ku jam lindë e ku jam rritë !

Mora rrugën prapë përpjetë –
T’ dalë t’ a shoh atë shkollë të shkretë !
Kur arrita n’ atë oborr –
Mu duktë shkolla sikur vorr !

KKVITI

Nëpër trup më vlonte mallë –
Asnjë njeri s’ e pashë të gjallë !
Kur pashë shkollat mbyllë me dry –
Lotët gurrë më ranë nën sy !

Këqyra zyrën drejt n’ oborr –
Askund s’ pashë se ka Drejtor !
Këqyra zyrën si prijatarë –
Askund nuk pashë Sekretarë !

Këqyra zyrën drejt me arë –
Askund nuk pashë arkëtar !
Këyqyra zyrën drejt me lis –
Askund s’ pashë Bibliotekist !

Këqyra klasat radhë e radhë –
Asnjë nxënës s’e pashë të gjallë !
Këqyra klasat farë për farë –
Nuk pashë mësues , as arsimtarë !

Gjilan, më 06.07. 2021 vj.
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.