‘MTV’ me një seri artikujsh rreth Dua Lipës
Nuk mjaftoi nominimi në ceremoninë e ‘MTV Push’ për hitin e saj ‘Be the One’. Dua Lipa së fundmi po shënon shumë arritje, duke e bërë edhe serine e shkrimeve nga ‘MTV’ për të një nga to.
Portali dhe kanali i njohur në artikullin e parë shkroi rreth jetës së Lipës në Kosovë, dhe obsesionimin e njerëzve për ‘Be the One’, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Artikulli i dytë është ku deklarohet vetë Dua në lidhje me projektet e saja, dhe paralajmërimi i saj për albumin e ri.
Artikulli i tretë është botuar të premtën, kur këngëtaren kosovare e quajnë megastar. (Kosova Sot)


