Eko Higjiena

MTV EMA, Rita nuk fiton – por pushton skenën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja e lindur në Prishtinë, Rita Ora, e ka hapur ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards, që është një nga mbrëmjet më të mëdha të muzikës jashtë SHBA-ve.

Ajo dukej sensacionale e veshur me të kuqe kur arriti në eveniment dhe shkëlqimi i saj vazhdoi në skenën e Festhalle që shënonte 100 vjetorin e themelimit.

Rita këndoi hitin e saj “R.I.P.”, ndërsa gjatë gjithë kohës lëvizte nëpër skenë duke argëtuar publikun e grumbulluar në Frankfurt të Gjermanisë.

21-vjeçarja nuk arriti të merrte ndonjë çmim, edhe pse ishte e nominuar në dy kategori, ‘Best New’ (e fitoi “One Direction”) dhe ‘Best Push’ (e fitoi Carly Rae Jepsen).
Pas shqiptares në skenë doli idhulli i saj, Gwen Stefani, me grupin “No Doubt”.

Eco Higjiena

Nga emrat tjerë që performuan, ishte Alicia Keys që këndoi “Girl On Fire”. Pastaj, koreani Psy, i cili ka fituar famë të jashtëzakonshme së fundmi, u shfaq në skenë për të performuar hitin e tij “Gangam Style”.

Nuk mungoi paraqitja e reperit Pitbull, pastaj u shfaq Taylor Swift, e cila fitoi tri çmime: artistja më e mirë femër, performanca më e mirë ‘live’ dhe dukja më e mirë.

Nga fituesit, përmendim Justin Bieber, i cili dërgoi në shtëpi trofetë për artistin më të mirë mashkull, performanca më e mirë pop dhe paraqitja më e mirë në skenën botërore.
Nicki Minaj fitoi për performancën më të mirë hip-hop, “Linkin Park” për atë rok, David Guetta për elektronik dhe Lana Del Rey për alternative.

Carly Rae Jepsen fitoi çmimin për këngën më të mirë (“Call Me Maybe”), ndërsa diva e ndjerë, Whitney Houston, u nderua me çmimin ‘ikona globale’. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.