UBT

MTI konfirmon se në Kosovë, nafta është cilësore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pas kontrollit në zbatim të ligjit për respektimin e standardeve në fushën e importit dhe tregtimit të karburanteve dizell dhe benzinë, ka pranuar rezultatet e para preliminare të cilësisë së cilësisë së karburanteve të lëngëta të naftës.

Të hënën, në MTI kanë arritur analizat e 22 mostrave të marra në pikat shitëse të karburanteve dizell dhe benzinë. Sipas këtyre të dhënave preliminare, del të jetë se në Kosovë tregtohet naftë me standarde të përcaktuara nga MTI.

Nga mostrat e analizuara, MTI thotë se vetëm 5 për qind e tyre kanë dalë jo-konform standardit të lejuar me Udhëzimin Administrativ për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës me një tejkalim të vogël të normave.

“Aksioni është ndërmarrë nën monitorimin e ministrit Ismet Mulaj, inspektorët e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me trupat inspektuese të cilësisë dhe sasisë së karburanteve të lëngëta të naftës dhe në bashkëpunim me Shoqatën e naftëtarëve të cilët kanë rekomanduar marrjen e disa mostrave në disa pika të dyshimta për ta”, njofton MTI, raporton Koha.net.

Mobi Casa

Në bazë të analizave të dala, MTI i siguron konsumatorët se karburantet që tregtohen brenda territorit të Kosovës “janë brenda parametrave të lejuar dhe nuk ka vend për shqetësim”.

“Përkundër rezultateve të dala, MTI fton qytetarët që në rast të dyshimit për cilësinë e karburanteve të njoftojnë autoritetet për mbrojtjen e konsumatorëve pranë MTI-së”, thuhet më tej në komunikatën e MTI-së.

Ditët në vazhdim, MTI pret rezultatet e mostrave të dërguara në laboratorët evropiane, ndërsa thuhet se ky veprim shtesë, pa paralajmërim, është ndërmarrë për të qartësuar dyshimet e ngritura rreth cilësisë së karburanteve që tregtohen brenda vendit.

© KOHA.net