Eko Higjiena

MTI-ja vendos monopol me një laborator

/ 2 minuta lexim
HW

Kontrollimi i cilësisë së derivateve të naftës. Qeveria i ka ndarë 100 mijë euro

“Për fat të keq, kjo po ndodh ndonëse i kemi tre laboratorë të akredituara dhe vetëm një laborator është i autorizuar ta bëjë këtë, andaj këtu duhet që dikush të japë përgjegjësi përse po operon vetëm një laborator kur dihet se qeveria ‘Mustafa’ e ka prioritet thyerjen e monopoleve”, ka thënë Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Përfaqësues të Shoqatës së Naftëtarëve, OJQ-ve dhe ambientalistët kosovarë kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovë që e mori javën e shkuar, me të cilin i lejohen MTI-së 100 mijë euro për blerjen e një laboratori mobil (lëvizës), që do ta kontrollonte cilësinë e derivateve të naftës që futet në Kosovë. Ata njëzëri thonë se blerja e laboratorit lëvizës do të ndikojë dukshëm në efikasitetin e luftës kundër futjes së derivateve jocilësore në vend. Por, shqetësimet e shprehura kanë të bëjnë me monopolin që mund të krijohet duke lejuar një laborator të tillë.

FIDANISHTJA

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, tha se vendimi për të blerë një laborator mobil, që është një pajisje analizuese për cilësinë e derivateve të naftës për inspektoratin e tregut, është një vendim i qëlluar i kryeministrit.

Berjani ka sqaruar se aktualisht në Kosovë nuk kontrollohet as një për qind e derivateve që importohet

Ai ka vërejtje në drejtuesit e tashëm të MTI-së.“Ne si shoqatë nuk jemi të kënaqur me punën e deritashme të MTI-së, sepse as deri më tash madje 1 për qind nuk kontrollohet cilësia e derivateve që importohen”, tha Berjani.kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.